Sport

“Gracias negrito”, fjala që mund të fundosë Cavanin, Federata e Futbollit në Angli ngre akuzë zyrtare

17 Dhjetor 2020, 18:09 Nga DOSJA
“Gracias negrito”, fjala që mund të fundosë Cavanin,

ANGLI-Federata Angleze e Futbollit akuzoi zyrtarisht Edinson Cavanin për racizëm për një term të përdorur në profilin e tij në Instagram. Sulmuesi  kishte shkruar “gracias negrito” në përgjigjen që i dha një fansi në një histori në Instagram dhe pastaj e fshiu shpejt komentin. FA ka kryer javët e fundit hetimet dhe më pas ka ngritur zyrtarisht akuzën. Cavani tani do të ketë kohë deri në 4 janar për të paraqitur mbrojtjen e tij para organeve federale.

Cavani, ekziston një precedent për racizmin

Lojtari, i mbështetur nga klubi i tij, siguroi se ishte një term dashamirës dhe se në Amerikën e Jugut nuk ka një kuptim negativ. “Unë jam plotësisht kundër racizmit dhe e fshiva postimin sa më shpejt sapo m’u shpjegua mund të interpretohet ndryshe. Unë sinqerisht kërkoj falje për këtë,” shpjegoi ai.

Federata e Futbollit ka njoftuar se uruguajani ka shkelur rregulloren që ndalon çdo “sjellje të papërshtatshme” në rrjetet sociale, me rrethanën rënduese që ai i referohej “ngjyrës / racës / ose etnisë së një personi tjetër “. Cavani rrezikon një skualifikim të gjatë: në vitin 2011 bashkatdhetari i tij Luis Suarez, atëherë në Liverpool, u akuzua për racizëm ndaj Evrës dhe u dënua me 8 ditë skualifikim.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cavani fa manchester united cavani fa manchester united

Sondazh

Poll