Sport

Superkupa e Spanjës: Finalja më 17 janar, nga Arabia Saudite në Sevilje!

17 Dhjetor 2020, 18:05 Nga DOSJA
Superkupa e Spanjës: Finalja më 17 janar, nga Arabia Saudite në

 

SPANJE – Këtë të enjte, gjatë mbajtjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme të Federatës Spanjolle të Futbollit, është hedhur edhe shorti për gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës. Çiftet janë: Barcelona-Real Sociedadin dhe Real Madridit-Athletic Bilbaon.

Gjysmëfinalja Barcelona-Real Sociedad do të luhet më 13 janar në Kordoba, ndërsa më 14 janar, do të përballen Real Madrid-Athletik Bilbao, në Malaga. Finalja është vendosur të zhvillohet më 17 janar, në “Cartuja Stadium” të Seviljes.

Me 83 vota pro, asnjë kundër dhe 5 abstenime, RFEF është autorizuar të negociojë dhe të zgjasë kontratën me organizatorët e Arabisë Saudite. Luis Rubiales, presidenti i RFEF-së, deklaroi: “Ne kemi nënshkruar me Arabinë Saudite për tre vjet, plus tre të tjera opsionale, të cilat na ndihmojnë të financojmë disa projekte profesionale dhe joprofesionale të futbollit. Ne do të kërkojmë të zgjerojmë marrëveshjen, për të garantuar financimin e këtyre programeve ”.

Edicionin e kaluar, Superkupën e Spanjës e fitoi Real Madrid, i cili në finale mundi Atletiko Madridin me rezultatin 4-1 pas penalltive, pasi 120 minutat e ndeshjes përfunduan me rrjeta të paprekura.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport athletik bilbao barcelona finalja do te luhet ne sevilje real madrid real sociedad spanja superkupa e spanjes athletik bilbao barcelona finalja do te luhet ne sevilje real madrid real sociedad spanja superkupa e spanjes

Sondazh

Poll