Sport

Starova: “Keni të drejtë, Teuta është për titull”

17 Dhjetor 2020, 20:55 Nga DOSJA
Starova: “Keni të drejtë, Teuta është për

DURRES – Me vetem 1 fitore dhe 7 barazime, skuadra e Teutës e kompozuar për vendet e para të renditjes, bazuar edhe në merkaton dhe në përbërjen e saj, mbetet ende larg, në vendin e pestë. Vetëm 24 orë më parë stafit teknik të “djemve të detit” i bashkohet, në rolin e drejtorit teknik Sulejman Starova, për herë të tretë në drejtimin e durrsakëve.

“Kampionati është akoma i gjatë, në janar të shohim cfarë do të bëjmë ne dhe të gjitha skuadrat. Gjithësesi mund të them që mundësitë janë reale që Teuta të realizojë objektivat që ka patur që në fillim të sezoni,“– tha Starova i cili më pas ka shtuar. – Teutës i ka munguar edhe fati, për të mos harruar gjykimin e arbitrave që ka qenë negativ ndaj kësaj skuadre. Dhe këtë gjë e kam thënë gjithmonë, edhe kur kam qenë jashtë skuadrës, jo vetëm tani që jam brenda. Por dua të theksoj, se të gjithë kanë të drejtë që ta konsiderojnë Teutën, si një ekip pretendent për titullin kampion, pasi nuk i mungon asgjë. Kushtet janë fantastike, skuadra është e mire, por nuk duhet të harrojmë, konkurenca është e madhe.”

Nç fund të prononcimit të tij për “Top Channel”, Sulejman Starova, ka edhe dy fjalë rreth marrëdhënies së tij me trajnerin Edi Martini: “Unë me Martinin kam punuar edhe më parë këtu te Teuta, përveçse e kam shok. Por unë do të përpiqem që të kontribuoj aq sa kam mundësi me detyrat që kam, që ta ndihmoj të realizojë objektivat madhorë. Unë kam qenë edhe trajner dhe dua të them, se një trajner ka nevojë për njerëz të afërt, për bashkëpunëtorë.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll