Sport

Real Madridi në telashe, Marcelo dhe Isko në treg, por askush nuk i kërkon

18 Dhjetor 2020, 06:54 Nga DOSJA
Real Madridi në telashe, Marcelo dhe Isko në treg, por askush nuk i

SPANJE – Real Madrid është duke tentuar të largojë gjatë janarit dy nga yjet e tij, mesfushorin Isko Alkoron dhe brazilianin Marcelo, të cilët për shkak të formës së tyre të dobët, nuk kanë patur hapësira te skuadra madrilene.

Trajneri Zinedine Zidane iu ka thënë futbollistëve, se ai nuk i llogarit më ata dhe klubi dëshiron t’i largojë gjatë janarit. Por mediumi spanjoll “Ok Diario” bën të ditur, se deri më tani te Reali nuk ka asnjë interes nga skuadra tjera për këta lojtarë.

Mesfushori Isko ka një pagë vjetore prej 6,5 milionë euro në sezon dhe ka kontratë me klubin madrilen deri në verën e vitit 2022. Kurse braziliani Marcelo përfiton 9 milionë euro dhe edhe kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022.

Edhe pse brazilian 32-vjeçar Marcelo konsiderohet një legjendë, pasi luan në “Santiago Bernabeu” prej 13 vitesh, së fundmi ai është aktivizuar vetëm në 6 ndeshje këtë edicion. Ndërsa mesfushori spanjoll Isko ka luajtur në 10 takime, vetëm në dy nga to si titullar.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mbrojtesi marcelo mesfushori iwsko real madridi santiago bernabeu zinedin zidan mbrojtesi marcelo mesfushori iwsko real madridi santiago bernabeu zinedin zidan

Sondazh

Poll