Sport

FOTO/ Futbollistit të Chelsea-t i shkon bamirësia keq, i grabisin makinën që kishte dhuratat brenda

17 Dhjetor 2020, 15:57 Nga DOSJA
FOTO/ Futbollistit të Chelsea-t i shkon bamirësia keq, i grabisin

ANGLI-Reece James është padyshim një ndër futbollistët më aktivë për të ndihmuar njerëzit e varfër dhe në veçanti fëmijët në nevojë. Ditët e fundit, futbollisti i Chelsea-t donte të tregonte përvojën e tij me Felix Project, një nismë  që e sheh atë si protagonist duke shërbyer ushqim për fëmijët që nuk mund të kenë një vakt të ngrohtë. Mëngjesi i kaluar nuk ishtë një përvojë e mirë për anglezin.Ndërsa futbollisti po shërbente ushqimet për fëmijet e pastrehë, kur u kthye në makinën e tij, fundi ishte i trishtuar: një makinë e shkatërruar dhe dhuratat që mungonin.

Një lajm i tillë u përhap menjëherë në profilin e tij në Instagram, ku Reece James shkruajti: “Fatkeqësisht, pashë shumë zhgënjim kur u ktheva për te makina. gjatë shpërndarjes së vakteve dikush ndjeu nevojën që të shkatërronte makinën dhe të vidhte dhuratat që do të dorëzoja në mesditë.

Kujtojmë se 21 vjeçari po përpiqet të mbledhë 100,000 £ për më shumë se gjysmë milioni vakte për t’u shërbyer fëmijëve të uritur. Një gjest si ai i makinës sigurisht që nuk do të ndalojë lojtarin dhe, përkundrazi do të bëjë që shumë lojtarë të tjerë të ndihmojnë kolegun e tyre, për një Krishtlindje sa më paqësore.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea reece james chelsea reece james

Sondazh

Poll