Sport

CAS i pamëshirshëm, sportistët rusë jashtë nga Olimpiada e Tokios dhe “Pekin 2022”

17 Dhjetor 2020, 16:58 Nga DOSJA

ZVICER – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë është treguar i pamëshirshëm ndaj sportistëve ruse. Ai  ka vendosur të mos e heqë dënimin e WADA-s (Agjencia Botërore e Anti-dopingut) për përjashtimin e sportistëve rusë nga Lojërat Olimpike dhe kompeticioneve madhore sportive, por masën e dënimit nga katër vite e bëri në dy.

Rusada (Agjencia Ruse e Anti-dopingut) i dorëzoi të dhëna të manipuluara të kontrollit Anti-doping hetuesve në janar të vitit 2019 dhe e gjithë kjo nuk kaloi pa pasoja. Për falsifikim të analizave anti-doping, sportistët rusë u dënuan me katër vite pezullim, duke humbur kështu Lojërat Olimpike të Tokios dhe ato dimërore në Pekin 2022.

Komiteti Olimpik i Rusisë e ankimoi çështjen në CAS. Sot mësohet se dënimi prej katër vitesh është ulur në dy, çka nënkupton që sportistët rusë, sërish janë të përjashtuar dhe nuk do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios verën e ardhshme dhe ato dimërore në vitin 2022 në Pekin.

Pas këtij vendimi, zgjidhja e vetme për pjesëmarrjen e sportistëve ruse në këto evente botërore, mbetet përfaqësimi i tyre i pavarur pa flamur, një praktikë e përdorur edhe herë të tjera nga sportistë të ndryshëm, që kanë dashur të dëshmojnë se ata janë të pastër dhe nuk janë të përfshirë në skandalet e dopingut.

Një gjë do të praktikohet edhe me kombëtaren e futbollit të Rusisë. Në vitin 2022 në botërorin “Katar 2022”, përfaqësuesja ruse nuk do të ketë mundësi të luajë nën ngjyrat e flamurit rus. Ata, ashtu si edhe atletë të tjerë, do të mund të garojnë pa flamur.

B.T (Dosja)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anti-doping cas gjykata e arbitrazhit sportiv ne lozane wada anti-doping cas gjykata e arbitrazhit sportiv ne lozane wada

Sondazh

Poll