Sport

“Çfarë e vrau Maradonën?”, del dokumentari që zbulon shkaqet e vdekjes së legjendës argjentinase

17 Dhjetor 2020, 17:05 Nga DOSJA
“Çfarë e vrau Maradonën?”, del dokumentari që

ROMË – Javët e fundit janë shkruar dhe thënë shumë për Diego Armando Maradonën. Vdekja e tij, në moshën 60 vjeç, tronditi të gjithë botën, por midis trashëgimisë, anekdotave dhe historive në dhomat e zhveshjes, një “vello misteri” qëndron mbi shkaqet e vdekjes së tij. Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Discovery Uk u përpoq të hetonte shkakun e vdekjes, duke porositur ITN Productions të prodhojë një dokumentar me titull: “Çfarë e vrau Maradonën?”.

Versioni zyrtar flet për mosfunksionimin e zemrës, por ka hije dyshimi mbi të vërtetën. Përmes intervistave me shkencëtarë, mjekë dhe njerëz të ndryshëm pranë Maradonës , ky dokumentar përpiqet të analizojë shkaqet e vërteta që çuan në vdekjen e kampionit të madh të futbollit. Bëhet një kthim pas duke u përqendruar në stilin e tij të jetës, për të hapur “Kutinë e Pandorës”.

“Ky dokumentar ofron një pasqyrë unike në jetën dhe vdekjen e Maradonës, duke folur me njerëzit që e njihnin, e donin dhe punonin me të,” – zbuloi Sarah-Jane Cohen nga ITN Productions. Dokumentari pritet të jetë shfaqet ekskluzivisht në platformën “Discovery Plus”, duke filluar nga 28 dhjetori.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maradona napoli maradona napoli

Sondazh

Poll