Sport

Dëmtimi? Sulmuesi i Napolit, Dries Martens, mirupafshim pas Krishtlindjeve!

17 Dhjetor 2020, 16:12 Nga DOSJA
Dëmtimi? Sulmuesi i Napolit, Dries Martens, mirupafshim pas Krishtlindjeve!

ITALI – Në minutën e 12-të të ndeshjes Inter-Napoli, natën e kaluar në “San Siro”,  mesfushori Dries Mertens u ankua për një dëmtim në kavilje. Trajneri Gatuzo e zëvendësoi atë me Petagna, ndërkohë që belgu u largua nga fusha me dhimbje.

Tani klubi i Napolit ka botuar një komunikatë, për gjendjen e sulmuesit të tyre, i cili ka pësuar një ndrydhje në kyçin e majtë, e cila do të rivlerësohet brenda tri javësh.

“Dries Mertens iu nënshtrua testeve diagnostike në klinikën “Pineta Grande” që zbuloi një traumë të shkallës së parë/të dytë në kyçin e majtë që përfshin pjesën e mesme”, thuhet në shënimin e lëshuar nga klubi napolitan.

Napoli gjithashtu bën të ditur, se kushtet shëndetësore të lojtarit më numrin 14 do të vlerësohen sërish pas tri javësh. Ndërkohë, Mertens tashmë ka filluar rehabilitimin në Belgjikë, i cili do të vazhdojë gjatë periudhës së Krishtlindjes.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dries martens napoli ndrydhje e kaviljes san siro sulmuesi belg sulmuesi i napolit dries martens napoli ndrydhje e kaviljes san siro sulmuesi belg sulmuesi i napolit

Sondazh

Poll