Politike

Zbardhet e vërteta e ‘kafes’ mes dy deputetëve, Salianji: Ishte takim rastësor. Ahmetaj me batutë: Doja ta helmoja

12 Shkurt 2019, 16:40 Nga DOSJA
Zbardhet e vërteta e ‘kafes’ mes dy deputetëve, Salianji:

TIRANË– Ditën e djeshme një foto e deputetit Ervin Salianji dhe ish-ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj bëri xhiron e mediave sociale.

Në një reagim për Dosja.al, Salianji shprehet se ajo është një foto e vjetër.

“Është një foto e vjetër, kur kemi qenë në një takim me ambasadorët”, është shprehur deputeti i PD. (Lexo këtu)

Ndërsa ditën e sotme, i ftuar në “FaxNews” ka rrëzuar versionin e parë duke u shprehur se e kishte takuar rastësisht teksa ishte në një prej lokaleve të Tiranës me mikun e tij, moderatorin e njohur Edi Manushi. Ky i fundit gjithashtu mik me Ahmetajn.

Sipas Salianjit, takimi ka qënë i rastësishëm pasi nëse do të kishte diçka të fshehtë apo do të kishte për të folur për ndonjë marrëveshje, ajo nuk do të bëhej aq publikisht.

Unë nuk kam asnjë takim tjetër me personin në fjalë. Ka qenë i rastësishtëm. Në të njëjtën ditë kam qenë edhe me gazetar të një televizioni tjetër. Nëse unë kam një tjetër takim kokë më kokë me deputetë të Partisë Socialiste, unë mbaj përgjegjësi, edhe pse nuk do të thotë gjë se nuk jemi në luftë klasash. Ka qenë një takim në një organizim, që për etikë nuk do ta them. Nëse ka marrëveshje apo takime sekrete me qeverinë, ato nuk bëhen publikisht. Askush nuk mund të më kompromentojë dot”, – tha ndër të tjera Salianji.

Ndërsa ish-ministri Ahmetaj i ftuar në një tjetër ekran televiziv, tha me batutë se donte që ta helmonte deputetin demokrat. 

“Çfarë dyshimesh ngjall? Po bënim komplot kundrejt PD-së? Në fakt e kisha ftuar Salianjin për kafe që ta helmoja. I kisha hedhur helm në kafe por me rezulton që nuk e ka zënë helmi. Ai që na ka fotografuar nuk është paparac por është një telefon. Unë isha me një gazetar që ma ka lejuar t’i perdor emrin. Me Ed Manushin. Ishim në një drekë dhe krejt rastësisht ka ardhur dhe është bashkur me ne Salianji. Dhe mirë bëri që erdhi.”

Video nga vendi ku Salianji pretendon se është bërë fotoja me Ahmetajn 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj ervin salianji arben ahmetaj ervin salianji

Sondazh

Poll