Politike

Akuzohej si agjent shërbimit grek/ Berisha: Artur Muçollari emërohet zv.komandant i Forcat Detare

12 Shkurt 2019, 10:46 Nga DOSJA
Akuzohej si agjent shërbimit grek/ Berisha: Artur Muçollari

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Artur Meçollari është emëruar ditën e sotme nga pasardhësi i tij, Edi Rama si zv.Komandant i Forcës Detare të Shqipërisë.

Me anë të një posti në “Facebook”, Berisha ka publikuar mesazhin e një oficeri dixhital, i cili i kërkon të ndërhyhet sa më parë për ta frenuar një emërim të tillë pasi Meçollari sipas tij është përfolur si agjent i shërbimit grek.

“Pershendetje dr.Ju bejme me dije se Artur Mecollari, i perfolur si spiun i agjenturave te huaja(biles i liruar njehere nga ushtria per kete fakt) dhe se fundi i perfolur si sherbetor e spiun i grekeve gjate angazhimit te tij ne grupin teknik te Shqiperise per demilitimin e ujrave ndermjet Shqiperise dhe Greqise, sapo u emerua Zv/Komandant i Forcave Detare.”

Më tej, në postimin e Berishës shkruhet se ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i ka kërkuar Presidentit të Republikës shkarkimin e Komandantit aktual të Forcës Detare Gjeneral Major Ylber Dogjani dhe në vend të tij do të vendoset zëvëndësi i sapoemëruar Meçollari.

Postimi i plotë:

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artur mecollari edi rama forcat detare te shqiperise mecollari emerohet tek forcat detare olta xhacka sali berisha ylber dogjani artur mecollari edi rama forcat detare te shqiperise mecollari emerohet tek forcat detare olta xhacka sali berisha ylber dogjani

Sondazh

Poll