Politike

Elbasan/ Basha fton qytetarët në tubimin e 16 shkurtit, qytetari përlotet: Të kërkova po s’të gjeta, kam tre invalidë n

12 Shkurt 2019, 16:01 Nga DOSJA
Elbasan/ Basha fton qytetarët në tubimin e 16 shkurtit, qytetari

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit ku ka bërë një takim me qytetarët. Gjatë takimit një nga qytetarët ju ankua liderit të Partisë Demokratike se kishte rreth një vit pa drita. Me lot burri i moshuar i thotë se e ka kërkuar dhe nuk e ka gjetur.

Kam një vit pa drita. Këta komunistë. Këta fytyra të poshtra. S’kam lënë derë pa trokitur, nga nuk kërkova, kam tre invalidë në shtëpi shkova në ministri dhe kur erdhi puna më nxorrën mua me shqelma, në ministri ska njeri, ju kërkova ju, nuk ju gjeta dot,”– flet mes lotësh.

Ndërkohë Basha iu përgjigj duke e ftuar në protestën e 16 shkurtit. “Ja ku me ke mua, erdha këtu, bëhu i fortë se unë e di që je shumë i prekur. Ne jemi këtu për ju nuk do iu lëmë vetëm do të gjejmë një zgjidhje për ju dhe për ata tre persona invalidë që ke në shtëpi,”- tha kreu i PD-së.

Më tej në fjalën e tij Basha ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë më datë 16 shkurt në protestën e paralajmëruar nga opozita ku sipas tij do të jetë tubimi final i qeverisë.

“Kjo është finalja. Në 16 shkurt është finalja. Është i gjithë populli kundër një grupi njerëzish. Janë të gjithë bashkë kundër një grupi. Me në do jenë të gjithë studentët të gjithë Shqipërisë. Me protestuesit do jenë të gjithë sipërmarrësit e ndershëm. Njerëz që i kanë goditur padrejtësisht me taksat. Do jenë të papunët që kanë 5 vjet që kërkojnë dhe s’kanë gjetur gjë. Ky që do hapte 300 mijë vende pune.

Do jenë të gjithë punësuarit që s’ju mjaftojnë paratë për të mbajtur familjet me bukë. Edhe policia do jetë me ne. 70% e policëve kanë aplikuar për Llotari Amerikane. Ata nuk do i lënë të largohen. Uniformën e tyre e kanë përdhosur, ata ditën e shtune do jenë në krahun tonë. Do jetë i gjithë populli kundër një grushti njerëzish që na ka marrë peng. Të shtunën gjithë populli do i zërë ata në çark si minj,”- deklaroi kreu i opozitës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne elbasan lulzim basha protesta e 16 shkurtit protesta e opozites qytetari i perlotur basha ne elbasan lulzim basha protesta e 16 shkurtit protesta e opozites qytetari i perlotur

Sondazh

Poll