Politike

Pogradec/ Qytetari: S’ke bërë aq sa duhet. Basha: Mediat janë të kapura (VIDEO)

12 Shkurt 2019, 11:23 Nga DOSJA
Pogradec/ Qytetari: S’ke bërë aq sa duhet. Basha: Mediat

KORÇË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe banorët e Pogradecit, ku shumë prej tyre i kanë shprehur shqetësimet e tyre të përditshme.

Një nga qytetarët ia tha Bashës në sy se PD dhe opozita nuk kanë bërë aq sa duhet për qytetarët. Një tjetër qytetare i tha Bashës se ia ka çuar shqetësimet e saj, deputetit të PD, Klevis Balliu por nuk ka marrë asnjë përgjigjie prej tij.

Diskutimet e Bashës me tregtarët:

Tregtar: Kur erdhi Edi Rama na tha se do të ulë energjinë dhe nuk e uli dhe detyrohem unë dhe mbaj drita fikur. Ndriçimi e bën mallin të duket bukur. Uën s’i mbaj dot.

Basha: Edi Rama nuk e ka lidhur fatin me ju. Edi Rama nuk ka mbajtur premtimet sepse ato nuk ishin premtime, nuk ishte program ekonomik. Ai votën e ka marrë me banditët, siç e tha edhe Zëri i Amerikës.  Ai votën tënde s’ka nevojë ta mbaj. Ne e kemi lidhur fatin me ju.  Kjo është garancia sepse ajo që themi nuk është premtim, por është plan.  Ne nuk do të vijmë në pushtet me votën e krimit. Unë nuk jam ulur ndonjëherë me krimin, nuk bëj pushim e me oligarkë.  Duhet të bësh dallimin e një force politike që vjen me program, jo me premtime, që e lidh fatin me ty. 16 shkurti do të rikthejë votën dhe do t’i japë fund grushtit të shtetit.

Qytetari: Më thuaj hapur, t’i mbaj dokumentet e pronave që më takojnë e s’mi kanë kthyer apo t’i hedh?! Opozita pse nuk ka folur kaq vite për pronat? Unë jam shumë i dëmtuar, sepse kam 85 dynymë që s’po i marr dot. Nuk e keni ngritur zërin mjaftueshëm.

Basha: Spartak, arsyeja pse nuk e ke dëgjuar fjalën tonë është se mediat janë të kapura. Ne kemi mbajtur qëndrime të qarta në parlament. Më dëgjo, pastaj më thuaj.

Spartaku: Jo, keni folur aty këtu ndonjë fjalë, por nëse do ta kishit prioritet…

Basha: Më dëgjo çfarë dua të them, më dëgjo, sepse je viktimë e propagandës së qeverisë. Ne jo vetëm kemi protestuar, por e kemi çuar në Strasburg për pronarët. Mos më kërko si opozitë atë që ka detyrë qeveria! Pra, e kemi kundërshtuar tre herë. Të garantoj dhe e kam thënë, ndoshta qëndron kritika jote dhe unë ndaj do ta përsëris, se ligji që ata kanë bërë është rishpronësim.

Qytetarja: Iu ankuam Balliut. Ia dhashë dokumentat, më hoqën bukën.

Spartaku: Të lutem më’u përgjigj, t’i djeg dokumentat apo t’i mbaj?! Sepse nga këta s’kam më shpresë.

Basha: Absolutisht , ta thashë që duhet t’i mbash. Por duhet ta dish që mesazhet e opozitës bien shpesh pre e propagandës së qeverisë. Ky ligj do të anullohet! Hera e tretë që po të them po, mbaji dokumentet. Ne e kemi luftuar këtë ligj dhe ditën kur të na besoni me votë, ne do ta anullojmë këtë ligj. Ndaj ka rëndësi më 16 shkurt, që ta mbyllësh disa orë dyqanin e të jesh në Tiranë. Se pa çliruar zgjedhjet, nuk ke…Beteja e 16 shkurtit është për t’u rikthyer diçka tjetër shqiptarëve, që ju janë vjedhur pronat, por ju janë vjedhur edhe zgjedhjet.

Qytetari- Bashës: Ma premton ti? Mos t’i djeg dokumentat?

Basha: Po, për të tretën herë, kur të vimë ne do vijë ndryshimi.

Basha prezantoi përfaqësuesit e bizneseve me platformën ekonomike të Partisë Demokratike, si dhe iu bëri thirrje që të bëhen pjesë e protestës së opozitës më 16 shkurt. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qëndrore.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike demokratet e korces klevis balliu lulzim basha ne pogradec protesta e opozites demokratet e korces klevis balliu lulzim basha ne pogradec protesta e opozites

Sondazh

Poll