Politike

Protesta e 16 shkurtit/ PD: Skenari kriminal i Ramës, policia të rrijë larg protestuesve

12 Shkurt 2019, 15:27 Nga DOSJA
Protesta e 16 shkurtit/ PD: Skenari kriminal i Ramës, policia të

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të policisë, e cila ditën e sotme bëri thirrje të mos përdoret asnjë veprim që nxit dhunën për protestën e opozitës të planifikuar më 16 shkurt. Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, gjatë një dalje për mediet nga selia blu, tha se Rama i rrethuar nga zhgënjimi po përhap panik nëpërmjet policisë për protestën e 16 shkurtit, duke planifikuar një skenar kriminal.

Në një përpjekje të mjeruar, i rrethuar nga zhgënjimi dhe zemërimi i shqiptarëve, Edi Rama i vetmuar shfaqi sot gjithë pasigurinë e tij, kur urdhëroi policinë e Shtetit të përhapë panik lidhur me protestën e 16 shkurtit. Skenari për të përdorur policinë si vegël politike është kriminal”, tha Bardhi.

Deputeti Bardhi theksoi se PD garanton çdo qytetar për sigurinë e tij në protestën e planifikuar më 16 shkurt.

Shqiptarët do t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit pasi e dinë mirë se kriminelët dhe bandat janë me Edi Ramën në qeveri dhe jo mes protestuesve. Ne do të protestojmë si njerëz të lirë dhe me dinjitet. Paralajmërojmë policinë e Shtetit të Edi Ramës të rrijë larg protestuesve, të mos pengojë lëvizjen e lirë të tyre përndryshe secili prej shërbëtorëve të skenarit kriminal të Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi personale dhe ligjore. Në Shqipëri ka vetëm një skenar destabilizimi, ai është skenari i Edi Ramës për të qeverisur bashkë me krimin e organizuar, i cili blen vota dhe mandate për të mbajtur në pushtet Edi Ramën”, deklaroi deputeti i PD-së.

Ndërsa, në emër të Partisë Demokratike, deputeti Gazmend Bardhi i fton shqiptarët, të bashkohen në protestën e 16 shkurtit, pasi sipas tij askush nuk mund t’i ndalë për të rrëzuar qeverinë e kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Shumica dërrmuese e punonjësve të policisë janë me protestuesit sepse ata duan që të luftohet krimi. Njësoj si ne të gjithë edhe policët duan më shumë siguri për fëmijët e tyre, më shumë mundësi për ta dhe duan t’i rrisin fëmijët në një vend normal. më 16 shkurt së bashku do t’i hapim rrugë normalitetit evropian në Shqipëri, të bashkuar askush nuk mund të na ndalë dot”, përfundoi Bardhi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gazmend bardhi pd policia e shtetit protesta e 16 shkurtit edi rama gazmend bardhi pd policia e shtetit protesta e 16 shkurtit

Sondazh

Poll