Politike

Rama nga Lezha mesazh ‘të koduar’ Arta Dades: Disa e kanë të pamundur të shohin, edhe pse zoti u ka dhënë sytë (VD)

12 Shkurt 2019, 16:30 Nga DOSJA
Rama nga Lezha mesazh ‘të koduar’ Arta Dades: Disa e kanë

LEZHË- Kryeministri Edi Rama nga Lezhë ka zhvilluar një takim në kuadër të ciklit kombëtar “Bashkia që Duam”.

Në takim Rama ka qënë i shoqëruar nga deputetët e zonës, mes tyre Pjerin Ndreun dhe me ish-ministren e Arsimit të cilën e shkarkoi pak javë më parë, Lindita Nikollën.

Teksa po fliste për rritjen e çmimit të bonusit të bebes, Rama i ka dërguar një mesazh ‘të koduar’ ish-ministes së PS-së, Arta Dade.

Sot në Tiranë lindën trinjakët e parë të vitit, ne trashëguam një bonus të bebeve 50 mijë lekë të vjetra, e mori e bëri standard të vendit që qeveria e mëparshme, ndërkohë ne tani e 8-fishuam për fëmijën e parë, e 16 fishuam për fëmijën e dytë , e 24 fishuam për fëmijën e tretë. Disa e kanë të pamundur të dëgjojnë edhe pse zoti u ka dhënë veshët, disa e kanë të pamundur të shohin edhe pse zoti u ka dhënë sytë, dhe thoshin ça janë 120 mijë lekë, ça do bëj fëmija me kaq lekë. Çfarë t’i thuash këtyre? Duke zgjidhur këto nuk do të thotë se ne kemi zgjidhur problemet të popullit, po i qëndruam pranë’, tha Rama.

Më tej, Rama shtoi: “Ka shumë më tepër për të bërë. Këtë gjë unë e di mirë. E di mirë edhe çdokush që sheh me sytë e vetë, dëgjon me sytë e vetë dhe mendon me kokën e vetë e di mirë. O e bëjmë ne këtë vend, o askush tjetër se bën dot.

Ditën e djeshme, Dade tha se ministrat e rinj të emëruar në qeverinë Rama 2 nuk kanë lidhje me Partinë Socialiste por ata janë njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama dhe për këtë arsye janë emëruar. (Lexo këtu)

Qeveria nuk është e PS. Në qeveri janë ftuar njerëzi tmë të afërt të kryeminisrtrit. Do të ishte normale që ku ndryshojnë disa ministra, ajo bëhet me qëllim për ta përmirësuar qeverisjen. Mua më duket që në vend që të përmirësohet, është përkeqësuar. PS që krijoi një standard qeverisje nga 97, mori një vend të zhbërë dhe një shtet të rrënuar me skemat piramidale dhe në një periudhë ty shkurtër normalizoi vendin, nga skemat piramidale patëm 17 banka private.”

Nga Lezha, Rama nuk ka lënë pa thumbuar liderin e PD-së, Lulzim Bashën. Rama i ka kërkuar Bashës që për të marrë pushtetin të aplikojë tek platforma dhe pas kërkesës së tij do të marrë përgjigje për 10 ditë. (Lexo këtu)

Nga Lezha, Rama duket sikur i ka dhënë “ok” e tij për kandidimin e deputetit Pjerin Ndreu si kryetar bashkie. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta dade edi rama lezhe lulzim basha pjerin ndreu rama ne lezhe arta dade edi rama lezhe lulzim basha pjerin ndreu rama ne lezhe

Sondazh

Poll