Politike

Dalin detaje nga protesta e opozitës, Majko pranohet si kryeministër i qeverisë tranzitore

12 Shkurt 2019, 11:50 Nga DOSJA
Dalin detaje nga protesta e opozitës, Majko pranohet si kryeministër i

TIRANË- Dalin detaje të reja nga protesta e opozitës që pritet të zhvillohet më 16 shkurt në Tiranë. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ka thënë në studion e Roland Qafokut, se qeveria tranzitore është kusht i panegociueshëm për opozitën.

Braimllari ka zbuluar se për opozitën emri më i pranueshëm për një qeveri tranzitore do të ishte Pandeli Majko.

 “Vetëm një qeveri tranzitore me një kryeministër tjetër do të jetë kushti që protesta të përfundojë. Nuk bëhet fjalë të ikë Rama dhe të vijë Basha, por të garantohet një proces zgjedhor i drejtë. 

Në këtë mënyrë një person brenda PS por pa cilësitë e Ramës që ne besojmë, përshembull është Pandeli Majko, i cili mund të garantojë zgjedhje brenda standarteve”, tha Braimllari.

Basha prezantoi përfaqësuesit e bizneseve me platformën ekonomike të Partisë Demokratike, si dhe iu bëri thirrje që të bëhen pjesë e protestës së opozitës më 16 shkurt. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qëndrore.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike endrit braimllari lsi pandeli majko protesta e opozites endrit braimllari lsi pandeli majko protesta e opozites

Sondazh

Poll