Politike

Berisha: Polici tenton të përdhunojë studenten në Fakultetin Juridik në Shkodër, ngacmon dhe pedagogen

12 Shkurt 2019, 16:25 Nga DOSJA
Berisha: Polici tenton të përdhunojë studenten në Fakultetin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në profilin e tij në Facebook. Sipas statusit të Berishës, ku shihet i publikuar mesazhi i një ‘studenti dixhital’, një polic i veshur civil ka ngacmuar të gjitha studentet e Fakultiteti Juridik në Shkodër. Madje njërën prej tyre ka tentuar ta përdhunojë.

Mesazhi shkruan më tej se polici është i FNSH-së (Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë) dhe ai ka ngacmuar edhe pedagogen. Dërguesi i mesazhit sqaron se kanë qenë vetë studentët e tjerë ata që e kanë marrë policin dhe e kanë mbyllur në tualetin e Fakultetit.

 Statusi i plotë i Berishës

Narkoperdhunuesi me uniforme arrestohet nga studentet! Polici i forcave te nderyrjes se shpejte vishet civil, tenton te perdhunoje studenten ne Fakultetin Juridik ne Shkoder.

Studentet e arrestojne dhe ndryjne ne banjo. Ju lumte!!

Lexoni mesazhin e studentit dixhital. sb

Zoti Berisha tani sapo eshte arrestuar ne fakultetin juridik ne Shkoder nje polic i veshur civil i cili ka 2 dite qe ngacmon vajzat e fakultetit dhe njeren ka tentuat per ta perdhunuar. Perdhunuesi eshte efektiv i forcave te mderhyrjes se shpejte.Studentet vajza jane shokuar shume por me nderhyrjen e djemve perdhunuesi eshte mbajtur i mbyllur ne banjo deri sa ka ardhur policia. Policia dje nuk ka bere asgje Ai ka qen edhe dje ku ka ngacmuar dhe nje pedagoge.Kjo eshte policia edvin kristaq rames.

Ditët e fundit kanë mbizotëruar në media dhe rrjetet sociale reagimet e shumta për rastet e ngacmimeve seksuale si ndaj minorenëve ashtu edhe ndaj studenteve. Kjo gjë erdhi si pasojë e bërjes  publike nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha për rastin e abuzimit seksual të 13-vjeçares në Kavajë. Një tjetër rast ishte edhe abuzimi i nxënëses në Drenas, Kosovë nga ana e profesorit të informatikës dhe oficerit të policisë ku shkoi të denonconte profesorin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denoncimi i berishes polici ngacmon studenten sali berisha denoncimi i berishes polici ngacmon studenten sali berisha

Sondazh

Poll