Politike

Protesta e opozitës/ Mediu ‘i ikin dritat’ në Lezhë: 16 shkurti, rrëzimi i pakthyeshëm i Edi Ramës

12 Shkurt 2019, 11:34 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Mediu ‘i ikin dritat’ në Lezhë:

LEZHË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Lezhë.

Në fjalën e tij, Mediu kërkoi ndryshim të kodit zgjedhor, duke thënë se listat e hapura janë mënyra më e mirë që qytetaret të zgjedhin njeriun që dëshirojnë t’i përfaqësojë.

Më tej, Mediu është ndalur edhe në protestën e opozitës që do të zhvillohet në Tiranë më datë 16 shkurt.

“Duam të bashkojmë vetën dhe të bashkohemi me qytetarët. Të bëjmë të qartë mesazhin tonë. 16-ta të jetë rrëzimi i pakthyeshëm i Edi Ramës”- tha Mediu në fjalën e tij. 

Por takimi me strukturat u shoqërua me incidente. Gjatë fjalës së Mediut, në sallë u ndërpre elektriciteti por sërish kreu i PR-së, nuk e ndërpreu fjalën e tij.

Këta jo vetëm të heqin dritat por edhe të heqin çdo mundësi për një komunikim normal dhe për një jetësë normale,“-e mbylli Mediu.

Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë popullore më 16 shkurt. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme qendrore dhe ato lokale. Protesta e madhe më 16 shkurt është paraprirë nga protesta dhe takime të liderve të partive opozitare në rrethe. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 shkurt fatmir mediu lezhe partia republikane protesta e opozites 16 shkurt fatmir mediu lezhe partia republikane protesta e opozites

Sondazh

Poll