Politike

Përplasja në PS/ Pas deklaratës së Gjylametit, vjen përgjigjia e Dades: Emër që s’më thotë asgjë

12 Shkurt 2019, 12:11 Nga DOSJA
Përplasja në PS/ Pas deklaratës së Gjylametit, vjen

TIRANË– Situatë e ndezur brenda kampit socialist. Deklaratat e ish-deputetes socialiste, Arta Dade, e cila tha dje tek “5 pyetje nga Babaramo” se socialistët duhet të marrin në dorë partinë e tyre, kanë hapur debate në PS. Përgjigjen ish-ministres dhe njërës prej figurave kyçe në PS, ia ktheu Blerina Gjylameti, kryetarja e PS në Tiranë, pas largimit të Saimir Tahirit. Gjylameti tha dje se Dade duhet të qetësohej dhe përmbahej, pasi qeveria Rama, shkruante ajo nuk ka vrarë e as ka grabitur shqiptarët.

Por duket se Dade nuk ka vendosur t’a lejë pa përgjigjie. E pyetur nga Dosja.al, për reagimin e Gjylametit, Dade tha se nuk preferon të japë koment, por shtoi një batutë dhe tha: “Nuk denjoj t’i përgjigjem emrave që nuk më thonë gjë.”-referuar Gjylametit.

A do të përgjigjet kryetarja e socialistëve të Tiranës, apo steka e përgjigjieve do të zhvendoset në të tjerë emra? Mbetet për t’u parë me kureshtje reagimi i radhës.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta dade blerina gjylameti qeveria rama 2 sherr brenda ps arta dade blerina gjylameti qeveria rama 2 sherr brenda ps

Sondazh

Poll