Politike

Komisioni i Jashtëm votë unanime: Maqedonia e Veriut në NATO

12 Shkurt 2019, 09:29 Nga DOSJA
Komisioni i Jashtëm votë unanime: Maqedonia e Veriut në NATO

Komisioni i Jashtëm, i treti në radhë ka votuar unanimisht pro protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Me një frymë të gjerë konsensusi, anëtarët e mazhorancës dhe të opozitës i hapën dritën jeshile anëtarësimit të shtetit fqinj në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Pas qëndrimeve pozitive në komisionet parlamentare, të enjten do të jetë Kuvendi i Shqipërisë ai i cili pritet të ratifikojë zyrtarisht anëtarësimin e saj në NATO.

Gjatë ditës së djeshme, kanë votuar unanimisht për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë e Veriut në NATO, komisoni i Ligjeve dhe ai i Sigurisë.

Maqedonia e Veriut pas marrëveshjes me Greqinë, është tashmë shumë afër anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni i jashtem voton pro maqedonia ne nato ratfikimi i protokollit te enjten votim ne kuvend per maqedonine votim unanim komisioni i jashtem voton pro maqedonia ne nato ratfikimi i protokollit te enjten votim ne kuvend per maqedonine votim unanim

Sondazh

Poll