Sport

Rinovimi i kontratës me Çalhanoglut, takohen drejtuesit kuqezi dhe menaxheri

15 Dhjetor 2020, 18:18 Nga DOSJA
Rinovimi i kontratës me Çalhanoglut, takohen drejtuesit kuqezi dhe

ITALI – Në prag ndeshjen Milan-Genoa, e cila do të luhet në shtëpinë e kuqezinjve, konfirmon takimin që do të bëhet, midis Paolo Maldinit dhe Riki Masarës me menaxherin e Hakan Çalhanoglu, për të biseduar për kontratën e mesfushorit turk që do t’i skadojë.

Gordon Stipiç, menaxheri i tij, pritet sot në selinë e kuqezinjve, për një takim ballë për ballë, që mund të jetë vendimtar për këtë situatë të mprehtë kontraktuale. Deri më tani, palët nuk kanë gjetur një mënyrë për të dialoguar në mënyrë konstruktive.

Milani ka propozuar një rritje deri në 3.5 milionë euro, ndërsa lojtari kërkon një pagë prej më shumë se 5 milionë neto. Një hendek ende shumë i gjerë, për të menduar në mënyrë aktive. Kjo është arsyeja pse ky takim mund të duket vendimtar.

Në janar, të gjithë lojtarëve që u skadojnë kontratat në fund të sezonit, mund të bisedojnë lirisht me një klub të ri për të ardhmen e tyre. Deri tani Çalhanoglu ka respektuar përparësinë ndaj Milanit,  ndërkohë që menaxheri Stipiç ka mohuar të ketë negociata me Inter dhe Juventus.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gordon stipic hakan calhanoglu kuqezinjite e milanit menaxheri i mesfushorit turk mesfushori turk milani paolo maldini dhe riki masaro gordon stipic hakan calhanoglu kuqezinjite e milanit menaxheri i mesfushorit turk mesfushori turk milani paolo maldini dhe riki masaro

Sondazh

Poll