Sport

“Party” në kohë pandemie, klubi belg përjashton portierin kamerunas Ondoa

15 Dhjetor 2020, 17:33 Nga DOSJA
“Party” në kohë pandemie, klubi belg përjashton

BELGJIKE – KV Ostende përjashtoi portierin Fabris Ondoa, pasi ai zhvilloi një “party”, pavarësisht masave dhe protokollit anti-koronavirus. Klubi belg shpjegon, se policia e thirrur nga banorët përrreth, ishte në shtëpinë e lojtarit kamerun për shkak të zhurmës së madhe.

Sipas protokollit, në këtë vend flamand, banorët nuk lejohen të ftojnë më shumë se një mysafir në shtëpinë e tyre, si pjesë e masave kombëtare për të kufizuar përhapjen e virusit. Vendi me 11.5 milion banorë është goditur rëndë nga pandemia me mbi 18,000 vdekje të konfirmuara.

Në “party”-in e Ondoas ishin “10 persona që shkelën të gjitha masat kundër koronavirusit”, thuhet në një deklaratë nga KV Ostende. Klubi, i cili është në mes të renditjes në kampionatin belg, tha se deri më tani kishte shmangur çdo infeksion nga Covid-19 brenda skuadrës.

“KVO, është një klub mbi individët dhe duke pasur parasysh peshën e këtyre fakteve, ne jemi të detyruar të fillojmë procedurën e përjashtimit të Fabris Ondoa”, thuhet në njoftimin për shtyp.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport belgjike covid-19 kampionati belg portieri ondoa perjashtohet protokolli anti-koronavirus belgjike covid-19 kampionati belg portieri ondoa perjashtohet protokolli anti-koronavirus

Sondazh

Poll