Sport

“Titulli kampion detyrim? Mos më bëni të qesh”, Antonio Conte dorëzohet para Juventusit: Kemi një kundërshtar që ka f

15 Dhjetor 2020, 17:40 Nga DOSJA
“Titulli kampion detyrim? Mos më bëni të qesh”,

MILANO-Pas fitores me përmbysje kundër Cagliarit, Inter do të duhet që ditën e mërkurë të masë forcat me një kundërshtar si Napoli. Një sfidë thelbësore për renditjen, pasi një humbje apo barazim do të bënte që dy skuadrat të humbisnin terren në klasifikim. Në konferencën për shtyp doli Antonio Conte, trajneri foli për ndeshjen që do të luhet ditën e mërkurë në “San Siro”.

NDESHJA-Janë dy skuadra që do të përpiqen të luftojnë deri në fund me ambicien për të qenë protagonistë. Është një sfidë kërkuese të përballesh me një ekip që ka të njëjtat ambicie si ne. Duhet të na japë një stimul dhe gjithashtu duhet të vlerësojmë kundërshtarin.

SULMI MË I MIRË NË KAMPIONAT– Një ekip gjithmonë duhet të gjejë ekuilibër në të dy fazat. Nëse ke ekuilibër, në planin afatgjatë ke një shans më të mirë për të qenë protagonist. Edhe vitin e kaluar shënuam shumë. Këtë sezon po pësojmë edhe disa gola”.

SANCHEZ, VIDAL DHE HAKIMI– Sanchez ka një problem dhe nuk ka gjasa të rikuperohet për ndeshjen kundër Napolit. Vidal ka pasur dëmtim të gradës së parë dhe po punon mirë. Ai po rikuperohet, por mendoj se do të ishte shumë e rrezikshme ta linim të luante nesër. Për Hakimin do të shohim sot, atëherë do të bëjmë disa vlerësime.

TITULLI KAMPION– Detyrim për të fituar kampionatin? Mos më bëni të qesh… Ka shumë skuadra që duan të jenë protagonistë. Edhe ne do të përpiqemi të fitojmë, por në fund fiton vetëm një. Dhe në nëntë vitet e fundit ka qenë gjithmonë e njëjta skuadër. Kështu që nuk do të flisja me të vërtetë për detyrimin për të fituar kampionatin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio conte inter antonio conte inter

Sondazh

Poll