Politike

Prishen ekuilibrat në PS/ Gjylameti-Dades: Flet si Saliu e Mona, përmbahu se s’kemi vrarë e grabitur

11 Shkurt 2019, 22:40 Nga DOSJA
Prishen ekuilibrat në PS/ Gjylameti-Dades: Flet si Saliu e Mona,

TIRANË- Kryetarja e degës së Partisë Socialiste për kryeqytetin, Blerina Gjylameti i përgjigjet ish-deputetes Arta Dade, pas deklaratave që kjo e fundit bëri nga studioja e gazetarit Ilir Babaramo, për kryeministrin Edi Rama.

Dade tha se është koha që Rama të largohet dhe që socialistët të zgjedhin një tjetër kryeministër, pasi sipas saj, qeveria e Ramës është e mbushur me njerëz të ngushtë dhe jo me socialist apo figura që duan të ndryshojnë Shqipërinë.

Por duket se Gjylameti nuk i ka pritur mirë këto deklarata dhe shprehet se pavarësisht mirënjohjes dhe respektit që ka për figurën e Dades, disa gjëra duhen parë ndryshe dhe jo “nga këndvështrimi i Saliut dhe Monikës”.

Reagimi i plotë:

E dashur Arta! Respekt e mirënjohje për cfarë ke dhënë ndër vite për PS dhe keqardhje për cfarë deklaron kundër PS qyshse nuk je më deputete. Do thuash ti s’kam folur për PS po për Edi Ramën! Kështu flasin edhe kundërshtarët e PS që nga Saliu e deri tek Mona… Unë e shumë kolegë të mitë e dimë që ti ske qënë e sdo të jesh kurrë si ata, prandaj përmbahu Arta, sepse mllefi ndaj Edi Ramës nuk është këshilltar i mirë dhe PS sot është në qeveri e vetme në radhë të parë për meritë të tij . Pandëshkueshmëria më e madhe se në kohën e Saliut? Ah jo, ne gabime kemi bërë patjetër, po as kemi vrarë e as kemi grabitur Shqipërinë! Nëse ti mendon ndryshe, ke shkuar larg e dashur dhe mbase një kafe me ne të gjitha është koha që ta pish. Përqafime, Blerina!

Duket se deklaratat e ish-ministres socialiste, që njëherazi është një nga figurat emblematike të PS kanë prishur shumë ekuilibra dhe kanë ngjallur debat brenda socialistëve.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta dade blerina gjylameti edi rama qeveria rama 2 sherr brenda ps arta dade blerina gjylameti edi rama qeveria rama 2 sherr brenda ps

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2019, 17:07

Reforma në Drejtësi e ka fajin

Ka dy lloj reagimesh pas vendimit të një gjykate që i ka hequr dënimin e përjetshëm Dritan Dajtit, akuzuar për vrasjen e katër oficerëve të policisë.Reagimi i p...