Sport

Shorti Champions League/ Juventusi “peshkon” Porton, Lacio-Bayern, Atalanta-Atletiko M.

14 Dhjetor 2020, 11:52 Nga DOSJA

ZVICER – Eshtë hedhur në Nion të Zvicrës shorti për fazën e 1/16 finale të Champions Leagues. Ka qenë një short i lehtë për juventinët, të cilët do të përballen në këtë fazë me Porton, duke evituar në këtë formë Atletikon. Ndeshja e parë e skuadrtës së Pirlos do të luhet në transfertë, duke i dhënë mundësinë e rikuperimit të çdo gabimi në ndeshjen e kthimit në Torino.

Ndërkohë ndryshe ndodh me dy skuadrat e tjera italiane, Lacion dhe Atalantën, të cilat nuk ishin skuadra “kokë” grupi. Bardhekaltrit do të përballen me kampionët në fuqi të Bajernit të Mynihut, ndërsa skuadra e Gasperinit do të përballet me Realin e Madridit.

Lacio do të luajë këtë fazë eliminimi direkt për herë të parë që nga sezoni 1999/2000, kur u eliminua në atë kohë nga spanjollët e Valencias. Nga ana tjetër, Bajernii i Mynihut ka një statistikë prej 8 ndeshjesh pa humbje përballë skuadrave italiane, me 6 fitore dhe 2 barazime.

Ndërkohë, Atalanta si për koincidencë, ka arritur të fitojë dy përballjet e fundit ndaj spanjolëve në Europë, 4-1 dhe 4-3, në edicionin e kaluar kundër Valencias. Megjithatë këto janë vetë dy fitore nga 9 sfidat ndaj spanjolëve në total, ku numërojnë 6 humbje dhe 1 barazim.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve, i përcaktuar pas hedhjes së shortit:

16 shkurt dhe 10 mars
Laipcig – Liverpul
Barcelona – Paris SG

17 shkurt dhe 9 mars
Porto – Juventus
Sevilja – Borusia Dortmund

23 shkurt dhe 17 mars
Lacio – Bayern Mynih
Atletiko Madrid – Çelsi

24 shkurt dhe 16 mars
Borusia M. – Mançester Siti
Atalanta – Real Madrid

19 mars: shorti i fazës çerekfinale dhe gjysmëfinale
6-7 prill: ndeshjet e para të çerekfinaleve
13-14 prill: ndeshjet e kthimit
27-28 prill: ndeshjet e para gjysmëfinale
4-5 maj: ndeshjet e kthimit
29 maj: finalja

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2020, 11:38

Bota e futbollit në zi, shuhet Zherard Hulie

FRANCE – Ndërron jetë në moshën 73 vjecare ish-trajneri Zherard Hulie. Francezi ka drejtuar Liverpoolin në periudhën 1998-2004 duke fituar 5 trofe mes te cilave...

Sport 13 Dhjetor 2020, 20:36

VIDEO/ Hernandez nuk lejon Milanin të humbasë

 ITALI – Ka nisur menjëherë me gol ndeshja mes Milanit dhe Parmës në “San Siro”. Por ndryshe nga çfarë mund të pritej është skuadra mike ajo, e cila...