Aktualitet

Me 50 kg drogë në bagazh! Po bënin shkëmbimin në një parking makinash, Policia i kap “mat”, arrestohen tre persona në

13 Dhjetor 2020, 11:52 Nga DOSJA
Me 50 kg drogë në bagazh! Po bënin shkëmbimin në

PRISHTINË– Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme tre persona, të cilët po shkëmbenin lëndë narkotike në një parking të automjeteve në Prishtinë. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia ka njoftuar se tre personat e ndaluar janë kapur në flagrancë me  51 kg kanabis. Ndërkohë që në vendngjaje, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 3 makinë, 8 telefona, 980 euro, 30 franga e një dollarë. Hetimet lidhur me ngjarjen kanë nisur por nuk dihet se kujt i përket droga e gjetur dhe nëse nga vinte “malli”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Me datë 12.12.2020 rreth orës 18:50 në një parking të automjeteve në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) e PK-së, pas një hetimi disa mujorë përmes aplikimit të masave të veçanta të hetimit ka zhvilluar një operacion policor me ç`rast ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar nën dyshimin se kanë kryer vepër penale e sanksionuar me ligj, respektivisht në bazë të nenit 267 të kodit penal të RKS-së “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Tre personat e dyshuar në momentin e ndalimit kanë qenë duke shkëmbyër sasi të substancës narkotike dhe janë arrestuar nga njësitet antidrogë të Policisë së Kosovës. Në këtë operacion policor janë sekuestruar: Ø 51 kg ( pesëdhjetë e një kilogram) e 664.6 gr substancë e dyshuar narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë, Ø 3 vetura, Ø 8 telefona celularë, Ø 980 euro, 30 franga,1 dollar; para të gatshme. Në vendngjarje poashtu kanë dalë edhe njësiti i forenzikës së PK-së për procedura të nevojshme. Në lidhje me rastin janë bastisur tri lokacione në Viti dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me dy tyta, 32 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe 51.9 kg duhan. Me vendim të prokurorit kompetent tre (3) personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të punoj me vendosmëri në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, dhe në veçanti të luftoj dukuritë negative dhe aktivitetet kriminale që në një formë apo tjetër rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve tanë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet droge ne kosove kosove droge ne kosove kosove

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Dhjetor 2020, 10:51

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllimet familjes së mjekut Mihal Kërcit i cili humbi jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19.Në një...