Aktualitet

PREKËSE! Mjeku Tritan Kalo nxjerr fotot e mjekëve që u shuan nga Covid 19: 24 yje që do na mungojnë

13 Dhjetor 2020, 11:40 Nga DOSJA

TIRANË- Mjeku i njohur Tritan Kalo, i ka dedikuar një shkrim prekës 24 mjekëve shqiptar që humbën jetën teksa luftonin në vijën e parë të luftës me COVID-19.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Kalo shkruan se tashmë 24 yje do t’i mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, të cilët sakrifkuan veten e tyre për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

Ndër të tjera, mjeku bën apel për të gjithë qytetarët të respektojnë masat për të ulur infektimet nga koronavirusi.

Statusi i plotë
“KOHË KOVIDIANE…..HOMAZH për MANTELBARDHËT tanë të cilët humbën jetën e tyre në përballjen me sfidën e shekullit, Infeksionin e shkaktuar prej virusit jetëlëndues e jetëmarrës Sars-Cov2/Covid-19…..24 yje që do ti mungojnë vargut të yjeve të mjekëve Shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve….Jam i nderuar dhe shumë krenar që pjesën më të madhe të tyre i kisha njohur personalisht…JU LUTEM që për të nderuar edhe me shumë emrin dhe punën e tyre, respektoni gjithçka për të ulur mundësinë e infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, për të ulur numurin e të prekurve prej kësaj “flame mbarëbotërore”….M.D.H. = Maska/Mbulimi i hundës dhe i gojës + Distancimi fizik kur dhe ku është e mundëshme + Higjena personale dhe e mjediseve kolektive, janë trinomi i masave që për momentin mbeten më të efektshmet në këtë përballje me “armikun e padukshëm”….U prehshi në Altarin e Pavdeksisë!!!!”.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 24 mjeket qe humben jeten mjeku tritan kalo 24 mjeket qe humben jeten mjeku tritan kalo

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Dhjetor 2020, 10:51

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllimet familjes së mjekut Mihal Kërcit i cili humbi jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19.Në një...