Aktualitet

Policia ‘lëshon dorën’/ Protesta në Tiranë, arrestohen vetëm 2 persona, 1 prej tyre u kap me kanabis! Në Shkodër, Vol

13 Dhjetor 2020, 10:25 Nga DOSJA
Policia ‘lëshon dorën’/ Protesta në Tiranë,

TIRANË– Policia e Shtetit ka nisur aksionin pas protestave të djeshme të zhvilluara në qytete të ndryshme të vendit. Në Tiranë, me anë të një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, është bërë me dije se në kryeqytet gjatë mbrëmjes së djeshme janë arrestuar vetëm dy persona, njëri i cili ishte shpallur në kërim që prej protestës së 9 dhjetorit, ndërsa tjetrit, gjatë kontrollit fizik i ishte gjetur lëndë narkotike kanabisi. Ndërkohë që nën hetim por në gjendje të lirë ishin shpallur 18 persona të tjerë. 

21-vjeçari me iniciale A.M., 21 vjeç, ishte konstatuar në rrugën “Myslym Shyri” duke protestuar në mënyrë të paligjshme dhe ka hedhur ndaj efektivëve të Policisë sende të forta si gurë dhe lëndë piroteknike. Pasi u neutralizua, ai u kontrollua nga efektivët dhe iu gjetën me vete disa doza kanabis. Ndërsa është ndaluar edhe A.Sh (T)., 33 vjeç, i cili ishte identifikuar në protestë disa ditë më parë.

Në Shkodër, situata ka qënë më e ndezur por ka pasur vetëm persona të marrë nën hetim dhe asnjë të arrestuar. Bashkë me kryebashkiaken e qytetit, Voltana Ademin, janë marrë nën hetim 46 persona, për shkak të moshës mes tyre janë proceduar dhe 17 minorenë. Për “shpërdorim detyre” janë proceduar edhe dy zjarrfikës, shtetasit T. M. dhe R. B., të cilët ishin në shërbim dhe reaguan me vonesë për shuarjen e zjarrit para godinës së Partisë Socialiste.

Zyra e Avokatit të Popullit ka përgatitur një raport në lidhje me protestat që u zhvilluan në datat 11 dhe 12 në Tiranë. Sipas tyre në këto data janë arrestuar 182 persona dhe 60 të mitur. Në raport thuhet se sa persona janë arrestuar, proceduar dhe të shpallur në kërkim. Në fund zyra e avokatit të popullit shprehet se do të vijojë sërish të përditësojë qëndrimet që ka.

Ndërkohë që nuk ka ende asnjë njoftim lidhur me Elbasanin dhe Durrësin, dy qytete të tjera ku u protestua për vrasjen e Klodian Rashës. Ndërsa sot pritet që të jepen masat e para për të prangosurit në protesta.

Tubimet në vend kanë nisur që të mërkurën, një ditë pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hadëraj. Pas tre ditësh tubime dha dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërkohë që tani protestuesit duan dhe largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit protesta per klodian rashen shkoder tirane policia e shtetit protesta per klodian rashen shkoder tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Dhjetor 2020, 09:32

TIRANË– Pasqyrimin e protestave për Klodian Rashën në Shqipëri e kanë përcjellë më së miri mediat në vend. Gazetarët dhe operatorët kanë dalë në terren për...