Protestuan për vrasjen e Klodian Rashës/ Lihen në burg tre persona, Gjykata lë ‘arrest shtëpie’ 5 të tjerë, shtyhet m
13 Dhjetor 2020, 10:09Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Tiranës është mbledhur ditën e sotme aty ku dha masat për disa nga protestuesit e ndaluar gjatë protestave që u zhvilluan në Tiranë.
Forca të shumta policie rrethuan gjykatën, në pritje të vendimit. Trupa gjykuese u përbë nga tre anëtarë për shkak të numrit të lartë të të shoqëruarve.
Të ndaluarit akuzohen për tubim të jashtëligjshëm, shkatërrim të pronës publike dhe kundërshtim të forcave të rendit. Këta u arrestuan ditën e djeshme pasi ishin prezentë në protestën e dytë që u zhvillua për vrasjen e Klodian Rashës. Ndërkohë për një të mitur gjykata ka dhënë për të miturin masën ‘detyrim për paraqitje’ duke e lënë të lirë.
Për qytetarët të cilët u ndaluan gjatë protestës së datës 10 dhjetor në Tiranë, Gjykata ka dhënë masat. Tre persona janë lënë në ‘arrest me burg’. 5 të tjerë janë lënë në arrest shtëpiak dhe 9 detyrim paraqitje. Nga 9 të liruarit 3 janë fëmijë. Pritej që gjatë ditës së sotme të vlerësohej masa për 22 prej të arrestuarve, por për shkak të ngarkesës do jepet nesër.
Tubimet nisën pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të martën në Laprakë, kur efektivi Nevaldo Hadëraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë dhe sipas prokurorisë e gjithë ngjarja ndodhi në më pak se 3 minuta.
Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkojnë edhe sot largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një shtetas pasi ishte pjesmarrës në protestën për Klodian Rashën si dhe u kap me lëndë narkotike.Ndër ...
SHKODËR– Kryebashkiakia e Shkodrës është proceduar nga Policia e Shtetit si organizatore e protestës që u zhvillua një ditë më parë, ku u shkatërrua edhe s...
Aktualitet13 Dhjetor 2020, 09:32
TIRANË– Pasqyrimin e protestave për Klodian Rashën në Shqipëri e kanë përcjellë më së miri mediat në vend. Gazetarët dhe operatorët kanë dalë në terren për...
FIER– Një person ka rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kishin strehuar 28 emigrantë të paligjshëm në një magazinë.Me qëllim...
TIRANË– Ka humbur jetën nga Covid-19 një tjetër mjek.Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm mjeku anestezist Mihal Kreci. Kreci i cili ishte dhe kryetar i Shoq...
KRUJË– Qyteti i Krujës është mbuluar mëngjesin e sotëm nga mjegulla. Kjo ka bërë që mjetet të kenë vështirësi në autostradë pasi është ulur ndjeshëm ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi djegien e makinës në Elbas...
ITALI– Për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë kanë dalë në protestë dhe shqiptarët në Romë.‘Rama ik’ është thirrja që dëgjohet të brohorasin qytet...