Aktualitet

Procedura se përfitohen barnat e Covid falas, mjeku shpjegon: Kërkohet pacienti në rregjistrin e banorëve, i jepet statusi p

13 Dhjetor 2020, 11:09 Nga DOSJA
Procedura se përfitohen barnat e Covid falas, mjeku shpjegon: Kërkohet

TIRANË–  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video shpjeguese se si qytetarët e prekur nga COVID19 mund të përfitojnë barnat falas sipas skemave të trajtimit të përcaktuara nga mjeku i familjes.

Në videon e publikuar Dr. Bujar Mema, mjek familje në Qendrën Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, shpjegon hapat për përfitimin e barnave falas të pacientëve me COVID19.

“Ne sapo biseduam me një paciente që kishte disa ditë me shenja që dyshohej për covid. E kishim referuar për të bërë dhe tamponin dhe na erdhi përgjigjia që personi, pacienti është me tampon pozitiv. Gjejmë pacientin në rregjistrin e banorëve. I japim statusin person me covid. Përcaktojmë stadin e të sëmurit dhe skemën e mjekimit që do të ndjekim me këtë të sëmurë. Duke u nisur dhe nga kartela mjekësore e të sëmurit në lidhje me sëmundshmërit e mëparshme, në lidhje edhe me moshën, në lidhje edhe me klinikën, gjykojmë për dhënien e mjekimit përkatës, duke përfshirë në skemë edhe vitaminat, edhe antibiotikun, edhe qetësues për temperaturën. Dhe pasi plotësojmë komplet recetën e të sëmurës, klikojmë dhe nxjerrim kodin e recetës së kësaj pacienteje. Pastaj duke komunikuar me pacienten i’a nisim kodin me telefon, me mesazh, ose nëse ska mundësi apo aftësi për ta kryer këtë veprim, nëpërmjet të afërmve të personit, ose nëpërmjet farmacive që ka më afër mund t’i nisim kodin e recetës dhe ilaçet më pas përfundojnë në shtëpinë e të sëmurës”, shpjegon dr. Mema.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Dhjetor 2020, 10:51

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllimet familjes së mjekut Mihal Kërcit i cili humbi jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19.Në një...

Aktualitet 13 Dhjetor 2020, 09:32

TIRANË– Pasqyrimin e protestave për Klodian Rashën në Shqipëri e kanë përcjellë më së miri mediat në vend. Gazetarët dhe operatorët kanë dalë në terren për...