Aktualitet

Iu futën në shtëpi dhe e lidhën/ Biznesmeni grek merret peng, tregon orët e tmerrit: Kishin thika dhe pistoleta, pranë mej

13 Dhjetor 2020, 10:40 Nga DOSJA
Iu futën në shtëpi dhe e lidhën/ Biznesmeni grek merret

GREQI– Biznesmeni Konstantinos Mastorakis ka treguar momentet e përballjes me grabitësit që iu futën në shtëpi për të vjedhur. 55-vjeçari tregoi se tre autorët afganë i kishin hyrë në shtëpi dhe pasi e dhunuan, i morën gjithçka që kishte vlerë, u larguan me makinën e tij tip “Smart”.

Në një intervistë për “Protothema“, Mastorakis u shpreh se në zonën ku ai jeton ka shumë shtëpi politikanësh, gjë që supozohet ta bëjë lagjen më të sigurtë, por në të vërtetë u kërcënua me armë e thika dhe më pas u lidh. 

“Rruga ku ndodhi grabitja është një rrugë me fëmijë. Edhe politikanët jetojnë pranë. Si mund ta mbrojmë veten? Ata kishin thika, pistoleta, mbi të gjitha. Ata morën televizorin, ata morën shumë gjëra. Më lanë të lidhur në banesën në katin e 1, morën makinën time dhe një Smart të zi,”-u shpreh ai. Por ata ishin të pafat. Biznesmeni arriti të lirohej rreth dy orë më vonë dhe njoftoi autoritetet.

Policët pas kërkimeve, gjeti automjetin e vjedhur të biznesmenit në Omonia dhe pas një ndjekje, vuri në pranga njërin nga tre autorët e huaj. Ai është një i ri afgan ndërsa hetimet vazhdojnë për të gjetur dhe arrestuar dy bashkëpunëtorët e tjerë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi konstantinos mastorakis greqi konstantinos mastorakis

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Dhjetor 2020, 09:32

TIRANË– Pasqyrimin e protestave për Klodian Rashën në Shqipëri e kanë përcjellë më së miri mediat në vend. Gazetarët dhe operatorët kanë dalë në terren për...