Aktualitet

U akuzua se goditi policin gjatë protestës për vrasjen e Klodian Rashës, Gjykata liron të miturin

13 Dhjetor 2020, 11:33 Nga DOSJA
U akuzua se goditi policin gjatë protestës për vrasjen e Klodian

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka liruar një të mitur me iniciale Ç.M., i akuzuar për “goditje për shkak të detyrës gjatë një prej protestave të dhunshme në Tiranë, për shkak të vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një polic. Gjykata ka dhënë për të miturin masën ‘detyrim për paraqitje’.

I riu u arrestua bashkë me 56 persona të tjerë të cilët ende presin vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Tubimet nisën pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të martën në Laprakë, kur efektivi Nevaldo Hadëraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë dhe sipas prokurorisë e gjithë ngjarja ndodhi në më pak se 3 minuta.

Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkojnë edhe sot largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e tiranes protesta per klodian rashen gjykata e tiranes protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Dhjetor 2020, 10:51

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllimet familjes së mjekut Mihal Kërcit i cili humbi jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19.Në një...