Aktualitet

Eskavatori bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën shoferi 55-vjeçar nga Saranda

13 Dhjetor 2020, 10:23 Nga DOSJA
Eskavatori bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën shoferi

SARANDË– Një 55-vjeçar nga Saranda ka humbur jetën ne vend pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. 55-vjeçari Pandeli Anagnosti, ra aksidentalisht në kontakt me telat e rrymës teksa punonte me një ekskavator me kovë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe ambulanca shkoi në vendin e ngjarjes për të nxjerrë trupin, duke mos ndërhyrë dot me shpejtësi për shkak të energjisë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.12.2020, rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke lëvizur me makinë pune ekskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pandeli anagnosti sarande pandeli anagnosti sarande

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Dhjetor 2020, 09:32

TIRANË– Pasqyrimin e protestave për Klodian Rashën në Shqipëri e kanë përcjellë më së miri mediat në vend. Gazetarët dhe operatorët kanë dalë në terren për...