Aktualitet

Arsenal armësh, granata dhe municione luftarake në banesë, arrestohet 37 vjeçari në Krujë

13 Dhjetor 2020, 11:21 Nga DOSJA
Arsenal armësh, granata dhe municione luftarake në banesë,

KRUJË– Policia ka arrestuar një 37 vjecar pasi kishte në banesë arsenal armësh.

Pas informacioneve të marra, policia ka ushtruar kontrroll në banesën e të riut në Krujë aty ku vunë re se ai mbante armë pa leje. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi D. D.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, 2 granata dhe 2 ndezësa, municion luftarak si dhe 1 armë e ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policise:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, 2 granata, 2 ndezësa, armë e ftohtë si dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që disponojnë armë zjarri në banesë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontrroll në një banesë në Krujë dhe si rezultat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në fshatin Thumanë, Krujë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, 2 granata dhe 2 ndezësa, municion luftarak si dhe 1 armë e ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 37 vjecari ne kruje arrestohet 37 vjecari ne kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Dhjetor 2020, 10:51

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllimet familjes së mjekut Mihal Kërcit i cili humbi jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19.Në një...