Sport

VIDEO/ Atalanta mposht Ajax dhe vazhdon ëndrrën europiane, Liverpool barazon për statistikë

9 Dhjetor 2020, 20:03 Nga DOSJA
VIDEO/ Atalanta mposht Ajax dhe vazhdon ëndrrën europiane, Liverpool

EUROPË– Atalanta vazhdon ëndrrën europiane. Italianët kualifikohen për në raundin tjetër pas fitores së marrë ndaj Ajaxit me shifrat 1-0. Skuadrës nga Bergamo i mjaftonte e një barazim për kalimin për në raundin tjetër, por skuadra e Gasperinit e mbylli Grupin D me fitore. Sulmuesi kolumbian Luis Muriel ishte heroi i zikaltërve nga Bergamo, pasi erdhi në fushë në minutën e 79’ në vendin e patriotit të tij Duvan Zapata dhe vetëm 6 minuta më pas ia doli të dërgojë topin në rrjetë, duke siguruar kualifikimin e Atalantës.

Transferta e Liverpollit në Danimarkë ndaj Midtjylland ishte më shumë një ndeshje përgatitore, pasi “The reds” e kishin siguruar kualifikimin si vendi i parë në grup, ndaj edhe trajneri Jurgen Klopp shfrytëzoi mundësinë për të lënë pushim disa prej titullarëve.

Sfida përfundoi në barazim 1-1, me Liverpoolin që shënoi që në minutën e parë dhe Midtjylland që u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, ndërsa më pas të dy skuadrave iu anulua nga një gol pas ndërhyrjes së VAR-it.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ajax atalanta ajax atalanta

Sondazh

Poll