Sport

VIDEO/ Partizani dhe Teuta detyrohen të ndajnë nga 1 pikë, Alban Hoxha nderon të kuqtë

9 Dhjetor 2020, 18:34 Nga DOSJA
VIDEO/ Partizani dhe Teuta detyrohen të ndajnë nga 1 pikë, Alban

ELBASAN– Partizani dhe Teuta detyrohen të ndajnë nga 1 pikë në kryendeshjen e javës së 7-të të Kategorisë Superiore. Takimi zhvilluar në Elbasan u mbyll me shifrat 0-0. Një traversë e Solomon dhe një penallti e humbur nga Vila në fund ishin momentet e vetme që do të kujtohen nga sfida e sotme mes dy skuadrave që u munduan që të mos gabonin në prapavijë e të mos dilnin të mundura.

Ky ishte barazimi i 6 në 7 ndeshje për Teutën, që mbetet në kuotën e 9 pikëve dhe plot 7 pikë më pak se Vllaznia kryesuese, ndërsa Partizani ka zbritur në vendin e tretë me 12 pikë dhe javën e ardhshme do të përballet pikërisht me shkodranët në “Loro Boriçi”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani teuta partizani teuta

Sondazh

Poll