Sport

Euro U-17: Shqipëria, në një grup me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut…

9 Dhjetor 2020, 16:32 Nga DOSJA
Euro U-17: Shqipëria, në një grup me Italinë, Skocinë

TIRANE – Është hedhur sot në Nion të Zvicrës, shorti i eliminatoreve të Europianit 2021 për moshën U-17, ku të rinjtë kuqezinj të kësaj moshe, janë njohur me kundërshtarët e tyre. Goglat e kanë pozicionuar Shqipërinë në një grup, së bashku me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar kalendari i këtyre ndeshjeve

“Sot në Nion, në selinë e UEFA-s, është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2021 për kombëtaren U-17 të Shqipërisë. Kuqezinjtë në këtë “Qualifying Round” janë shortuar në Grupin 12 së bashku me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut.  Ndeshjet kualifikuese do të nisin nga 1 korriku i vitit 2021 dhe do të përfundojnë në 16 nëntor të po këtij viti.

Janë gjithsej 13 grupe, me nga katër skuadra, ku dy ekipet e para të çdo grupi dhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta, do t’i bashkohen Holandës dhe Spanjës në pranverën e vitit 2022. Izraeli, që është edhe vendi pritës, do të shkojë direkt në finalet e turneut, që do të mbahen në maj të vitit 2022. Në ditët në vijim do të njiheni edhe me datat e sakta të ndeshjeve dhe vendin organizator të këtij raundi kualifikues,”- njofton zyra e shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europiani u-17 grupi 12 holanda dhe spanja irlanda e veriut italia izraeli vendi organizator nion i zvicres sakocia shqiperia u-17 europiani u-17 grupi 12 holanda dhe spanja irlanda e veriut italia izraeli vendi organizator nion i zvicres sakocia shqiperia u-17

Sondazh

Poll