Sport

Gjykata i jep të drejtë FSHF-së, pezullohen Asambletë e paligjshme të KOKSH-it

9 Dhjetor 2020, 16:13 Nga DOSJA

TIRANE – Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke pezulluar dy asamble e jashtëzakonshme të KOKSH pasi janë thirrur në mënyrë të paligjshme. Në vendimin e marrë sot nga Gjykata e Rrethit të Tiranës është vendosur “pranimi i kërkesës së FSHF për pezullimin e asamblesë së përgjithshme statutore të KOKSH të datës 13.12.2020 dhe asamblesë së përgjithshme zgjedhore të KOKSH të datës 23.12.2020”.

Nga ky moment KOKSH duhet të jetë i detyruar të zbatojë ligjin dhe të mos thellojë gjendjen e paligjshmërisë në të cilën është zhytur prej kohësh. Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve, KOKSH është një organizatë që duhet t’i bindet ligjeve të vendit dhe vendimeve të gjykatave.

Federata Shqiptare e Futbollit e kishte paralajmëruar ndjekjen në mënyrë ligjore të problematikave të konstatuara gjatë këtij procesi dhe iu drejtua gjykatës me një kërkesë rreth dy javë më parë. Pasi u shqyrtua kjo kërkesë, gjykata i dha të drejtë gjetjeve të FSHF-së, duke nxjerrë në pah paligjshmërinë në thirrjen e dy asambleve të jashtëzakonshme.

Në letrën që presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i kishte dërguar Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në nëntor, bëheshin të qarta të gjitha arsyet përse thirrja e asambleve ishte bërë në shkelje të ligjit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka asamblete e komitetit olimpik koksh paligjshmerite e koksh-it presidenti i fshf-se vendimi i gjykates armand duka asamblete e komitetit olimpik koksh paligjshmerite e koksh-it presidenti i fshf-se vendimi i gjykates

Sondazh

Poll