Sport

“Emri im është Luis Suarez dhe luaj Playstation”, zbardhen përgjigjet e provimit farsë në Perugia

9 Dhjetor 2020, 18:11 Nga DOSJA
“Emri im është Luis Suarez dhe luaj Playstation”, zbardhen

PERUGIA-“Emri im është Luis Suarez, kam lindur në Salto, Uruguaj. Une jam uruguajan. Shpesh luaj Playstation, më pëlqen të pi mate. Më pëlqen të bëj Barbecue me familjen dhe miqtë e mi. Nuk më pëlqen të bëj pazar. Gruaja ime gjithmonë bën pazaret. “Sipas raporteve nga Il Mattino, këto janë frazat e provimit në Perugia për shtetësinë italiane të ish-sulmuesit të Barcelonës. Pyetjet e përgjigjet e diskutimit me profesorët kishin mbërritur në kompjuterin e lojtarit, që i kishte mësuar pëmendësh.

Kjo është prova dërrmuese e gjetur nga prokurori në kompjuterin e profesoreshës Stefania Spina, e hetuar dhe pezulluar për tetë muaj së bashku me njerëzit e tjerë të përfshirë në çështjen e Universitetit të Perugias, përkatësisht rektoren Giuliana Greco Bolli, drejtorin e përgjithshëm Simone Olivieri dhe ekzaminuesin Lorenzo Rocca.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport perugia suarez perugia suarez

Sondazh

Poll