Sport

Sebastian Coltescu, gjyqtari i incidentit në ndeshjen e Parisit, mund të dënohet 10 ndeshje

9 Dhjetor 2020, 18:12 Nga DOSJA

ZVICER – Gjyqtari rumun Sebastian Coltescu u akuzua për përdorimin e një gjuhe të pretenduar raciste nga ndihmëstrajnerit të Basaksehirit, Pierre Webo. Ky incident çoi në braktisjen e ndeshjes nga skuadra turke ndaj Paris SG në Champions League.

Neni 14, i botimit të fundit të masave dhe procedurave të disiplinës së UEFA-së, thotë se “çdo person që fyen dinjitetin njerëzor të një personi, ose një grupi personash për çfarëdo arsye, përfshirë ngjyrën e lëkurës, racën, fenë, origjinën etnike, gjininë ose orientimi seksual, shkakton një pezullim që zgjat të paktën 10 ndeshje, ose një periudhë të caktuar kohe, ose ndonjë sanksion tjetër të përshtatshëm”.

Kësisoj, duke iu referuar rregullores së disciplines së UEFA-s, nëse gjyqtari Coltescu konsiderohet fajtor, do të humbasë minimumi 10 ndeshje në garat evropiane, ose ndonjë dënim tjetër disiplinor, që UEFA e konsideron të përshtatshme.

Të mërkurën, UEFA caktoi një inspektor etik dhe disiplinor “për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me incidentin dhe ngjarjet që çuan në braktisjen e lojës në “Parc des Princes”. Informacioni në lidhje me këtë hetim do të vihet në dispozicion në kohën e duhur,”– shprehet UEFA në një një deklaratë të fundit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league gjuha raciste gjyqtari rumun sebastian coltescu incidenti i parisit paris sg - basaksehir champions league gjuha raciste gjyqtari rumun sebastian coltescu incidenti i parisit paris sg - basaksehir

Sondazh

Poll