Sport

“Ka marrë me vete në botën tjetër shumë sekrete”, telefonata e fundit me Maradonën, vëllai Hugo tregon: I mungonte…

9 Dhjetor 2020, 15:47 Nga DOSJA
“Ka marrë me vete në botën tjetër shumë

ARGJENTINË-“Ai më pyeti se si po shkoja, nëse kisha nevojë për ndonjë gjë. Ai më mbajti zgjuar për gati gjysmë ore për ti treguar për ndeshjet e futbollit që nuk kishte qenë në gjendje t’i shihte.” Më mungon futbolli, “tha ai. Më duhet kohë edhe ndonjë ditë, do të rikthehem në formë e do të kthehem në jetën time.  E pyeta kur do të kthehej në Itali, dhe ai më tha: le të shohim, mbase për Krishtlindje “. Hugo Maradona, vëllai i ‘Pibe’, tregon për telefonatën e tyre të fundit.

Tri ditë para vdekjes së Diegos. “Nëse unë e perceptoja trishtimin ose vuajtjen në zërin e tij? Ai ishte i qetë. Nëse Diego do të kishte vuajtur atë natë ai do të kishte bërë gjithçka për të mos më lënë ta vëreja”, shpjegoi ai në një intervistë për Corriere della Sera. “Ai ishte i tillë, nuk donte të shqetësonte. Jemi shtatë, mes vëllezërve e motrave, na telefononte të gjithëve, por nuk fliste për problemet e tij. Nuk e ka bërë kurrë. Ja përse them, me dhimbje të madhe, që të vërtetat e javëve të tij të fundit, i di vetëm ai”.

Në lidhje me hetimet e hapura për të sqaruar vdekjen e vëllait të tij, Hugo komentoi: Nuk kam asnjë ide, ndoshta pa vetëdije mundohem të mos kem. Por nëse nuk do të kishte qenë një vdekje natyrore do të ishte një dhimbje edhe më e fortë. Unë kam besim në drejtësi, nëse ka një fajtor ai do të duhet të paguajë. Vëllai im nuk e meritonte atë. Ai i ndihmoi të gjithë, ai kurrë nuk kërkoi asgjë në këmbim dhe shumë e shfrytëzuan atë. Ai sigurisht bëri gabime, pa u fshehur kurrë. Ka kryer gabime sigurisht, por nuk është fshehur kurrë. Ka paguar për këtë një cmim të lartë”.

“A ishte lënë vetëm para se të vdiste? Jo nga familja e tij. emi shumë të lidhur, në emër të vlerave që na kanë transmetuar prindërit tanë. Diego ishte bërë kështu: vendoste ai kohët e mënyrat për të qendruar me të afërmit e tij. Na telefononte gjithnjë, e nëse ishte keq, hiqej sikur ishte mirë. Për miqtë, mjekët, avokatët nuk shpreh gjykim. Diego – përfundoi ai – ka marrë me vete në botën tjetër shumë sekrete”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maradona maradona

Sondazh

Poll