Aktualitet

FOTO E RRALLË/ Kur mbante dalje publike, ky është Vajdin Lamaj, biznesmeni i veshur me xhaketë bezhë që u vra në ashensor

8 Dhjetor 2020, 19:28 Nga DOSJA
FOTO E RRALLË/ Kur mbante dalje publike, ky është Vajdin Lamaj,

TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Vajdin Lamaj, një imazh që për të lindurit e viteve ‘2000, ose pak më herët, nuk është shumë i njohur. I veshur me një xhaketë ngjyrë bezhë, në këtë foto, Lamaj është kapur në një nga daljet e shumta publike të tij, duke qenë se para se të vritej, ishte zv/President dhe bashkëpronar i “TOP Albania Radio”.

Si i tillë, Lamaj pikasej nga mediat në daljet e tij të shumta, deri në mbrëmjen fatale të 28 shkurtit të vitit 2005.

Lamaj mbeti i vdekur në një atentat me eksploziv në pallatin ku ai banonte. Pikërisht në momentin kur, ish-Presidenti i Federates se Boksit dhe ish-Zv/president dhe bashkëpronar i “TOP Albania Radios” hyri në ashensor bashkë me mikun e tij të ngushtë Artan Arsi, eksplozivi shpërtheu. Sytë e personave që e donin të vdekur biznesmenin e fuqishëm në atë kohë, siç duket po e vëzhgonin dhe po numëronin sekondat për të shpërthyer lëndën plasëse që do t’i sillte vdekjen. Në këtë atentat vdiq dhe Arsi, miku i Lamajt. 

Dosja.al raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore. Gjithçka erdhi pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. Në operacionin që dërgoi pusullën tek Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri, Indrit Taullai Luftar Reçi dhe Plaurent Dervishaj, janë angazhuar 60 efektivë dhe një tufë me prokurorë.  Lulzim Berisha është shpallur në kërkim ndërkombëtar bashkë me kunatin e tij Plarent Dervishaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vajdin lamaj vrasja e vajdin lames vajdin lamaj vrasja e vajdin lames

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Dhjetor 2020, 18:33

TIRANË– Lulzim Berisha i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe të Vajdin Lamajt, ka mohuar akuzat. Në një me...