Aktualitet

BANDA E DURRËSIT/ U arrestua sot, kush është Viktor Ymeri, daja i Edison Faqedjegurit, vrasja me Gaxhain e la në burg deri n

8 Dhjetor 2020, 16:26 Nga DOSJA
BANDA E DURRËSIT/ U arrestua sot, kush është Viktor Ymeri, daja i

TIRANË– Viktor Ymeri, personi që pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm ndodhet sërish pas hekurave nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Edhe pse fytyra e tij nuk është bërë publike, emri të tingëllon mjaft i njohur, sidomos kur shton detajin se është daja i ‘faqedjegurit’, Edison Harizaj që u vra në Durrës në një atentat mafioz të ndodhur në vitin 2018.

Ymeri i cili tashmë është pas hekurave për dy vrasje mjaft të bujshme, atë të biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliu, pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm, konsiderohej si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, i njohuri me nofkën Gaxhai, me të cilin ekzekutoi me kallashnikov, Arben Pajën dhe Ilir Xhungën.

Ymeri u dënua me burg të përjetshëm për këtë vrasje të dyfishtë dhe që nga viti 1999 qëndroi në burgun e Lushnjes, deri kur nisi projektimin e tij për lirinë, gjë që e arriti dhjetorin e vitit të shkuar.  

Lirimi i Viktor Ymerit të njohur si Tori i Xhihanes ishte i pritshëm pas një verdikti të shpallur nga gjykata e apelit në Durrës, e cila përmbysi dënimin e përjetshëm për të akuzuarin dhe e dënoi atë me 25 vjet burgim. Pavarësisht lakimit të bujshëm të këtij vendimi që u konsideruar skandaloz, KLGJ nuk mori asnjë masë, pasi mungonte edhe Inspektorjati i Lartë i Drejtësisë, i vetmi institucion që mund të hetojë verdiktet e gjyqtarëve.

“Gjykata e Apelit, duke ruajtur statusin e të  dënuarit që mbart në këtë rast personi ndaj të cilit rishikohet vendimi i formës së prerë, vlerëson se në kushtet e fajësisë nuk mund të cenohet cilesimi ligjor i faktit penal për të cilin ai është deklaruar fajtor më parë, duke e gjetur të drejtë deklarimin e fajësisë që ka bërë gjykata e shkallës së parë, për të njejtin fakt ligjor, në kushtet që prova e re e shqyrtuar gjatë këtij gjykimi, nuk çoi drejt bindjes për pafajësinë e të pandehurit,”- shpreheshin një vit më parë treshja e gjyqtarëve të Durrësit.

Si ndodhi krimi i dyfishtë në qershor të vitit 1999?

Më 28 qershor 1999, dy viktimat Arben Paja dhe Ilir Xhunga po udhëtonin në aksin rrugor Spitallë-Durrës. Mjetin e drejtonte Paja ndërsa pasagjer ishte Xhunga. Në kohën që ata kanë mbërritur në vendin e quajtur dyqani i “Dylit”, afër Policisë Durrës janë ndodhur përpara një prite të organizuar. Automjeti ku ndodheshin Paja dhe Xhunga u godit nga një predhë antitank dhe me breshëri kallashnikovi duke i lënë të dy të vdekur në vend.

Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur edhe persona të tjerë të cilët janë gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes. Dëmtimet e tyre kanë qenë të lehta. Pas krimit të rëndë grupi i gatshëm “Çelik 1” ka ndjekur automjetin me të cilin po largoheshin të dënuarit Gazmend Braka dhe Viktor Ymeri si dhe bashkëpunëtoret e tjerë të tyre por rrugës ata braktisën automjetin me targa false ku lanë edhe armët me të cilin realizuan atentatin. Të dy ata u fshehën në katin e pestë të një pallati. “Jemi në besën tuaj,”- u thanë ata një çifti që sapo takuan dhe çifti nuk bëri zë pasi pa armët. Vendi u rrethua nga forca të shumta policie, hyrjet e pallatit janë kontrolluar nga grupi tjetër i gatshëm i policisë i emërtuar “Çelik 2” shkallmuan derën e jashtme të hyrjes së apartamentit dhe arritën të arrestonin dy të shumëkërkuarit.

Viktor Ymeri është etiketuar shpesh si ushtar i bandës së Gaxhait, por pas dënimit të këtij të fundit është menduar se ka qenë daja i faqedjegurit ai që ka mbajtur gjallë jashtë burgut anëtarë të tjerë të grupit, ku bënte pjesë edhe Edison Harizaj. Për shkak të autoritetit ai ja doli mbanë të mbyllte ‘histori’ për të cilat mendohet që kishin ngelur të hapura që nga vrasja e të vëllait dhe që sollën në vite përplasjen me grupin e Didi Camit (kunati i të cilit është Fatmir Hyseni, Doqja, një tjetër i shumëkërkuar).

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktor ymeri viktor ymeri

Sondazh

Poll