Aktualitet

Shqiptarja i vrau vajzën 7-vjeçare, babi prek me fjalët e tij: Emili ishte e rrahura e zemrës sonë

8 Dhjetor 2020, 16:21 Nga DOSJA
Shqiptarja i vrau vajzën 7-vjeçare, babi prek me fjalët e tij:

ANGLI-Babai i 7-vjeçares, Emily Jones së vrarë në mënyrë monstruoze në park nga një shqiptarë me emrin Eltiona Skana, i ka drejtuar në letër gjykatësit që po merret me çështjen e saj. Në letrën e lexuar nga prokuroi i çështjes thuhet se humbja e vogëlushes ka lënë një impakt në jetën e tyre dhe se shenja për humbjen e saj nuk do të ikë kurrë. Më tej, në letrën lexohet se Emili ishte fëmija i vetëm i familjes Jones dhe se jeta e tyre pa atë nuk e është njësoj.  Ndër të tjera në letrën dërguar gjykatës Mark shkroi se kjo gje nuk duhet të ndodhte dhe se nuk është e mundur që një fëmijë si Emily të vritej në një park lojërash në atë mënyrë monstruoze.

 “Si mund ta përshkruash me fjalë se si mund të ndjehem nga një vdekje e pakuptimtë e të vetmes fëmijë? Emili ishte e rrahura e zemrës tonë, ishte vrapimi i hapave tonë dhe arsyeja që na zgjonte çdo mëngjes. Emili ishte e bukur, një vogëlushe plot shpirt, një burim energjie me plot personalitet. E ardhmja jonë na është hequr padrejtësisht. Si ne mund ta jetojmë jetën kur pjesa më e madhe e jona nuk është më. Ne nuk do ta shikojmë më Emily të rritet e u bërë një vajzë e re gjë të cilën e donim aq shumë dhe e prisnim. Ne kurrë nuk do ta shohim të bëhet nënë e mbaj në krahë fëmijën e saj siç ne e mbajtëm atë. Humbja e Emily ka patur një impakt në jetët tona jo vetëm në familjen tonë që e donte aq shumë por në të gjithë komunitetin. Ne nuk e kuptojmë pse ndodhi kjo. Ne duam që ata që do lexojnë këtë të kuptojnë se kjo nuk duhet të ndodhte. Si është e mundur që një fëmijë i pafajshëm që luante në park të vritej në një mënyrë kaq violente dhe në mënyrë monstruoze?” shkroi ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 30 prill ku Eltiona Skana i ka prerë fytin me thikë  7-vjeçares Emily. Sipas raportit të mjekëve 30-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor, bazuar edhe në deklaratat e saj në gjykatë ajo është shprehur se ishte 7-vjeçarja ajo që donte ta vriste. Para sulmit, i cili ndodhi rreth orës 2.15 pasdite, një grua, që besohet të jetë Skana, ishte parë në park nga një dëshmitar i cili e përshkroi atë si në dukje të “trazuar” dhe me një pamje “të zbehtë” në fytyrën e saj.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emily jones mark jones emily jones mark jones

Sondazh

Poll