Aktualitet

Ambasada amerikane publikon datën, ja kur dalin përgjigjet për lotarinë

24 Prill 2019, 14:07 Nga DOSJA
Ambasada amerikane publikon datën, ja kur dalin përgjigjet për

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një  njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët, të cilët me padurim presin përghjigjen e lotarisë amerikane. Në një njoftim në faqen e saj zyrtare, ambasada bën me dije datën se kur do të dalin përgjigjet pë lotarinë amerikane, e ku i përkon data 7 maj 2019.

Të gjithë aplikantët do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur në datën 7 maj. Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për t’u paguar.

Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve’, thuhet në njoftimin e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Faqja mbetet dvlottery.state.gov dhe i vetmi informacion i nevojshëm, mbetet kodi personal.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba-se lotaria amerikane ambasada e shba-se lotaria amerikane

Sondazh

Poll