Aktualitet

Konferenca kundër ekstremizmit/ Sojati: 30 gra shqiptare jetojnë në kampet e Sirisë dhe Irakut

24 Prill 2019, 13:28 Nga DOSJA
Konferenca kundër ekstremizmit/ Sojati: 30 gra shqiptare jetojnë

TIRANË- U zhvillua sot në Tiranë konferenca rajonale kundër ekstremizmit. Koordinatori i Qendrës Kundër Ekstremizmit, Agron Sojati ka zbuluar se të paktën 30 femra shqiptare vazhdojnë të jetojnë në kampet e Sirisë dhe Irakut.

Gjatë fjalës së ytij, Sojati tha se po punohet prej 6 muajsh për t’i tërhequr shqiptarët nga kampet.

Kemi 30 gra nëpër kampet e Sirisë dhe Irakut. Në kampet e Sirisë e Irakut, 16 fëmijë dhe 6 të moshuar. Për luftëtarët e ISIS nuk kemi një numër të saktë. 6 muaj që po punojmë për t’i tërhequr nga kampet. Nuk kemi një datë për rikthimin e tyre nga kampet. Qeveria po e trajton me seriozitet e përgjegjësi këtë çështje”-u shpreh Agron Sojati.

Kujtojmë se gjatë orëve të mesnatës së 19 prillit 110 xhihadistë kosovarë u kthyen nga Siria ku janë përfshirë në luftëra dhe janë mbajtur në kampe. Ndërkohë 4 prej tyre janë vënë në pranga, pasi konsiderohen të rrezikshëm.Ky vendim u përshëndet nga SHBA-ja dhe nga deputeti Milaim Zeka.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron sojati kampet e sirise konferenca kunder ekstremizmit agron sojati kampet e sirise konferenca kunder ekstremizmit

Sondazh

Poll