Aktualitet

Foto-ekskluzive/ Ja kush është ish-policja e Kombinatit që mori pjesë në grabitjen e Rinasit dhe “shpëtoi” grabitësit

24 Prill 2019, 13:51 Nga DOSJA
Foto-ekskluzive/ Ja kush është ish-policja e Kombinatit që mori

Dosja.al siguron foton ekskluzive të 31-vjeçares Edlira Bici e cila akuzohet se ka marrë pjesë në grabitjen spektakolare të 9 prillit në aeroportin e Rinasit.

Edlira Bici është një ish-police në zonën e Kombinatit.

Bici, sipas burimeve është gruaja që ka ndihmuar anëtarët e tjerë të grupit të djegin makinën furgon me kamuflazh dhe të shpërqëndrojë policinë.

Hetuesit dyshojnë se ajo ka orientuar gabim policinë në mënyrë që grabitësit të shpëtonin.

Emri i saj është zbuluar gjatë dëshmisë së Alkond Bengasit, i cili rrëfeu dinamikën dhe mënyrën sesi modifikoi furgonët me logot e “Hetimit Tatimor”.

Për grabitjen e Rinasit janë arrestuar 5 persona. Alkond Bengasi, është tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, dhe konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët.

Dy janë autorët e kapur deri më tani, Oltion Veseli dhe Elton Pikli, të dy nga Kruja.

Dy bashkëpunëtorët e tyre janë Saimir Çela dhe Renaldo Sula.

Policia ka shpallur në kërkim, Klement Çalën, Eldi Çalën, Talo Çelën, ish-policin Mareglen Hoxha, dhe Aleks Pepën. “Truri” i grupit, Admir Murataj, ngeli i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edlira bici grabitja ne rinas klement cala edlira bici grabitja ne rinas klement cala

Sondazh

Poll