Aktualitet

Grabitja në Rinas, zbulohet ish-policja e përfshirë në ngjarje dhe roli i saj (Emri)

24 Prill 2019, 13:25 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, zbulohet ish-policja e përfshirë në

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me të dyshuarit për grabitjen spektakolare të ndodhur në 9 prill në Rinas. Sot është mësuar dhe identiteti i gruas, e cila akuzohet se ka marrë pjesë në grabitje dhe ka ndihumuar pjesëtarët e tjerë të grupit.

Sipas burimeve për Dosja.al bëhet me dije se ajo është Edlira Bici, e cila ka qenë efektive në Policinë e Shtetit deri në vitit 2015 dhe është 31-vjeçe. Dyshimet për përfshirjen e saj në ngjarje kanë të bëjnë me djegien e një makine, me qëllim shpërqëndrimin e Policisë dhe orientimin e tyre në drejtim të gabuar gjatë ndjekjes së grabitësve.

Kujtojmë se deri tani janë arrestuar 5 persona në lidhje me grabitjen, ku katër prej tyre janë lënë nën masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata për Krime të Rënda. Ditën e djeshme në seancën që u zhvilluar në ngarkim të Alkond Bengasit, ky i fundit ka preferuar të flasë duke treguar detaje se si funksiononte grupi dhe shumë shpejt do të marrë dhe statusin e të penduarit nga Gjykata.

Grabitja spektakolare ndodhi në 9 prill, ku disa persona të maskuar hynë deri brenda pistës së Rinas dhe grabitën disa thasë më para që kapin vlerën e 6 milionë eurove. Gjatë arratisjes nga vendi i ngjajres ata patën dhe një shkëmbim zjarri me Policinë, ku dhe mbeti i vrarë Admir Murati.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet e bici femra qe ndihmoi grabitesit grabitja ne rinas e bici femra qe ndihmoi grabitesit grabitja ne rinas

Sondazh

Poll