Aktualitet

Shpërndarës droge dhe të dënuar për vjedhje, cilët janë 4 të arrestuarit në Shkodër (EMRAT)

24 Prill 2019, 10:39 Nga DOSJA
Shpërndarës droge dhe të dënuar për vjedhje, cilët

Shkodër- Në prangat e policisë kanë rënë dy persona pasi shpërndanin  drogë. Sipas policisë janë arrestuar Marko Doçi, 31 vjeç, banues ne fshatin Stajkë, dhe Ardit Sadik 29 vjeç, banues në Shkodër.

Po kështu janë arrestuar dhe dy persona të tjerë, Besnik Musollari 61 vjet, pasi Gjykata e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes së mbetur në tentative” dhe Arjan Rushini 42 vjeç,  pasi Gjykata , e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale të “Deklaratë e rremë”.

Njoftimi  i policisë:

Bashkëpunimi me qytetarët vë në pranga dy shtetas për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Njëkohësisht si rezultat i kontrolleve kapen dhe ndalohen edhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra nga qyetarët, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasëve: M. D, 31 vjeç, banues ne fshatin Stajkë, Vau i Dejës pasi u kap në flagrancë me doza lëndë narkotike Canabis Sativa. Si dhe A. S. 29 vjeç, banues në Shkodër , pasi u kap në flagrancë për kryerjen e veprës penale të “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe dy adoleshentë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu nga strukturat D. V. P. Shkodër gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale nate dhe në akse rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të shpallur në kerkim:

B. M. 61 vjeç, banues ne lagjen ‘Salo Halili” Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka denuar me 4 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes së mbetur në tentative” parashikuar nga neni 134/1-22 të Kodit Penal

A. R. 42 vjeç, banues në Shkoder, pasi Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale të “Deklaratë e rremë” parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal

Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 persona shperndarje droge arrestohen 4 persona shperndarje droge

Sondazh

Poll