Aktualitet

Britani/I tradhëtoi era e hashashit, dalin para gjykatës 4 ‘kopshtarët’ shqiptarë

24 Prill 2019, 10:48 Nga DOSJA
Britani/I tradhëtoi era e hashashit, dalin para gjykatës 4

BRITANI– 4 shqiptarë të arrestuar kanë dalë sot para gjykatës, nën akuzën e kultivimit të drogës.

Mediat e huaja raportojnë se Sokol Geshtenja, 24 vjeç, Hysen Uzuni, 27 vjeç, Blerim Rama, 30 vjeç dhe Klajdi Kukli, 22 vjeç, u zbuluan nga policia teksa kishin mbjellë një miniserë me kanabis. ‘Kopshtarët shqiptarë’ u tradhëtuan nga era e fortë e hashashit dhe për këtë arsye u pikasën nga policia.

Ata u zbuluan pasditen e 20 marsit, teksa policia bastisi banesën ku kultivohej droga dhe më pas u prangosën. Nëpërmjet avokatëve të tyre mbrojtës, ata kërkuan të ktheheshin në shtëpi dhe se ishin penduar për ç’ka kishin bërë.

Ekziston mundësia që shqiptarët të përballen me dëbimin nga Anglia. Në seancën gjyqësore, gjykatësi Peter Armstrong u ka dhënë një këshillë të rinjvë shqiptarë.

“Ju jeni përdorur nga të tjerët. Ju jeni mjaft të rritur të dini se kjo ishte e gabuar. Fakti që keni qenë këtu si emigrantë ekonomik unë mund të marr parasysh në një farë mase, por pagesa e borxheve me mjete të paligjshme do të rezultojë në denim,”– mësohet të ketë thënë Armstrong.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blerim rama britani hysen uzuni klajdi kukli peter armstrong shqiptare para gjykates shqiptaret ne britani sokol geshtenja blerim rama britani hysen uzuni klajdi kukli peter armstrong shqiptare para gjykates shqiptaret ne britani sokol geshtenja

Sondazh

Poll