"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Negociatat me BE, Hajdari tregon prapaskenat: Qeveria, arrogante me të huajtë, po shkatërron imazhin e vendit me opozitën
23 Maj 2019, 11:11Nga DOSJA
TIRANE-Rudina Hajdari ka treguar në Kuvend prapaskena nga vizita që zhvilloi në Holandë, Francë e Gjermani, ku ishte bashkë me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, dhe numrin 2 në PS, Taulant Balla.
Hajdari tha se qeveria është treguar arrogante në takimet me të huajt, duke shkatërruar imazhin e vendit bashkë me opozitën.
Hajdari shtoi se vendet e BE nuk duan të hapin negociatat me Shqipërinë, pasi e shohin si një vend në krizë.
Pjesë nga fjala e Rudina Hajdarit
“Mendoj se filli i shërimit të plagëve është Reforma në Drejtësi, fuqizimi i bizneseve, anëtarësimi në BE. Ajo që kam parë sot është një përpjekje e dështuar e të gjithë faktorëve politikë. Ne duhet të kemi një konsesus, të shohim para, dhe të kemi një unitet për t’a çuar vendin para. Të gjithë aktorët kur janë ulur në tryezë nuk kanë qenë të besueshëm për publikun shqiptarë. Isha në 3 vende, Gjermani, Francë dhe Holandë. Jam takuar me zyrtarë të lartë të qeverisë së tyre. Do doja të shprehja, në mënyrë transparente se çfarë u tha në këto takime. Më duhet të them se arroganca që mbizotëron në sjelljen e kësaj qeverie si brenda dhe jashtë Shqipërie, po dëmton vendin. Fakti që kemi një qeveri arrogante me homologët tanë europianë, tregon s s’duan bashkëpunim. Po shkatërrojnë imazhin e vendit bashkë me opozitën. Kemi një kryetar në tentativë që viziton Anglinë që po del nga BE, me delegatë që nuk i njeh njeri. S’ka asnjë të ri. A nuk është ky një turp? Pse nuk shkojmë të unifikuar të shprehim vullnetin e 93% të shqiptarëve për të çelur negociatat. Ajo që kemi mëshuar është se negociatat nuk janë anëtarësim por thellim i procesit. Ata na refuzojnë për të çelur negociatat me ta. Ata mendojnë dy gjëra, e para se ne jemi në një pozicion të vështirë. Politikanët nuk na përfaqësojnë. Duhet të bëjmë të pamundurën, t’i tregojmë BE se po bëjmë përpjekje maksimale.
Deklarata e Hajdarit është bërë në seancën plenare të ditës së sotme, ku Kuvendi u përfshi nga debate të forta. Raportimi i Agron Tufës, nxeh socialistët Braho e Bare. Në debat u përfshi edhe kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka kërkuar nga presidenti Ilir Meta që të shpërndajë Kuvendin pasi nuk plotësohet numri prej 140 deputetësh.Me anë të...
TIRANË– Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, i është përgjigjur sot me një letër ftesës së dytë të Kryeministrit Edi Rama për dialog.Basha sërish ka r...
TIRANË- Deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike, Lefter Maliqi ka befasuar të gjithë sot me deklaratën e tij se mund të heqë dorë nga mandati nëse...
TIRANË- Pas debatit të ashpër me Agron Tufën në Kuvend, Spartak Braho përmendi edhe ish-drejtorin e Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishin,...
TIRANË- Deputeti i pavarur, Myslim Murrizi, në fjalën e tij në Kuvend për ligjin e natëtarëve, metalurgëve dhe minatorëve është treguar i ashpër me qeverin...
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë debatit për raportin e Institutit Vjetor për Krimet e Komunizmit, deklaroi se ...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla komentoi deklaratat e Presidentit Ilir Meta, mbi reformën zgjedhore e krizën politike në vend.Në ...
Depuetja e pavarur Rudina Hajdari, në fjalën e saj sot në Kuvend ka lexuar disa nga fjalët e thënë nga Azem Hajdari në vitin 1991. Ajo tha se sot ne jemi po nj...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike do t’ja kthejë përgjigjen Kryeministrit Edi Rama me letër.Në përfundim të mbledhjes që ka patur me aleatët, bu...
Tiranë- Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti gjatë fjalës së tij në Parlament është shprehur se mbështet punën e Agron Tufës në lidhje me çështjen...